Arkivat

  • Antropologji
    Vëll. 5 No. 1 (2022)

    Në Revistën “Antropologji”, numri i fundit për vitin 2022, do të gjeni kontribute që paraqesin aspekte nga hulumtime në lëmej të studimit të minoriterit rom, të linguistikës, antropologjisë dhe studimeve mbi ritin dhe konkretisht: “Trajektore të skajimit të romëve gjatë periudhës së qeverisjes së mbretit Zog dhe regjimit nazi-fashist” nga Ervin Kaçiu; “Metaforat hapësinore të modernitetit: Shqipëria e mesme në imagjinatën sociolinguistike” nga Carrie Ann Morgan dhe “Rites de passage në një shqyrtim analitik” nga Jonida Sela. Më tej, Ermela Broci sjell një bibliografi etnografike të revistës “Kultura Popullore”, e cila besojmë do t’u shërbejë studiuesve sa i takon botimeve në revistën në fjalë. Krahas saj do të gjeni një pasqyrë të detajuar të aktiviteteve të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit gjatë vitit 2022, ku veçojmë posaçërisht dy projekte të rëndësishme: Atlasi etnografik i fshatit sot, projekt 2-vjeçar i mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, i përfunduar gjatë këtij viti, si dhe nisjen e projektit 7-vjeçar ndërkombëtar “A small but fertile field: Strengthening Southeast European Studies” me qendër në Universitetin e Regensburgut-Gjermani, ku IAKSA është ndër partnerët kryesorë të projektit. Po ashtu, gjeni informacion mbi Laboratorin e Antropologjisë Urbane si dhe aktivitete “tradicionale” të IAKSA-s si “Përthyerje antropologjike”, “Tragë” dhe ekspozitat.
  • Antropologji
    Vëll. 4 No. 1 (2021)

  • Antropologji
    Vëll. 3 No. 1 (2020)

    Në këtë numër do të gjeni katër kontribute studimore të natyrës antropologjike, historike, etnomuzikologjike dhe të gjuhësisë që shtrihen në një gjeografi ballkanike shqipfolëse. Fillojmë me Kosovën. Arsim Canolli reflekton mbi disa aspekte të mendimit etnologjik të Mark Krasniqit, një figurë e spikatur e kësaj fushe në Kosovë. Më tej, vjen Edmir Ballgjati, i cili përqendrohet te mënyra si kënga tradicionale qytetare shkodrane u administrua institucionalisht gjatë periudhës socialiste. Kontributi i tretë është ai i dy autorëve çekë: Lenka J. Budilová dhe Marek Jakoubek. Ata sjellin një panoramë historike mbi hulumtimet antropologjike, teorive dhe koncepteve që kanë pasur në fokus territorin gjeopolitik të Ballkanit. Ndërsa Bukurie Mustafa paraqet një vëzhgim etnografik të bazuar mbi të folmen e Rekës së epërme, të Maqedonisë së Veriut. Në rubrikën Varia, botojmë kontributin e Arsim Canolli dhe Nebi Bardhoshi mbi antropologjinë në Kosovë, kontribut i prejardhur nga konferenca dhe vëllimi me të njëjtin titull, realizuar dhe botuar pranë IAKSA-së në kuadër të 20 vjetorit të Luftës së Kosovës. Kjo vjen si përpjekje për të bërë bashkë reflektimet mbi kërkimin antropologjik në Kosovë. Në revistë do të gjeni edhe një informacion të detajuar mbi dy projekte internacionale kërkimore që po zhvillohen në IAKSA aktualisht nga Federica Pompejano dhe Carrie Ann Morgan.
  • Antropologji
    Vëll. 2 No. 2 (2019)

  • Antropologji
    Vëll. 2 No. 1 (2019)

  • Antropologji
    Vëll. 1 No. 1 (2018)