Veprimtaria arkivore në Prefekturën e Elbasanit 1912 - 2017. Sfida dhe arritje

Autorët

  • MA Enkelejda Sejdini (Balla) Arkivi Shtetëror Vendor Elbasan

Abstrakti

Punimi që po paraqes përbën një trajtesë shkencore dhe historike të punës me dokumentet në Prefekturën Elbasan. Shërbimi arkivor në vendin tonë si edhe ai në Prefekturën e Elbasanit ka rrugëtuar nëpër tërë etapat e lindjes, formimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar. Veprimtaria arkivore në këtë njësi administrative të qeverisjes vendore ka kaluar nëpër disa etapa zhvillimi dhe rritjeje. Duke filluar nga sekretaritë, e zyrat e korrespondencës (1912 - 1944 ) e deri tek zyrat arkivore pranë institucioneve shtetërore (1945-1990), po ashtu edhe ngritja dhe funksionimi i Arkivave Shtetërorë Vendorë në qytetet Elbasan, Librazhd dhe Gramsh si qendra të grumbullimit, ruajtjes, përpunimit dhe shërbimit të fondeve arkivore (1990 - 2017). Në vitin 2001 do të krijohet Arkivi Shtetëror Vendor Rajonal i Prefekturës Elbasan, si qendër e koordinimit dhe e drejtimit për gjithë punën arkivore në prefekturë. Arkivi Shtetëror Vendor aktualisht ka realizuar njërin nga drejtimet e veprimtarisë së tij, duke tërhequr dhe sjellë pranë qendrës të gjitha dokumentet e fondkrijuesve (1945 - 1990), duke krijuar kushte optimale për ruajtjen, përpunimin shkencor dhe njëherësh për shërbim të fondeve arkivore në kuadër të motivit “Shoqëri e lirë, Arkiva të hapura”. Aktualisht veprimtarinë e Arkivit
Shtetëror Vendor Elbasan e presin sfida të reja konform arritjeve teknologjike në këtë fushë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Bartl, Peter: Myslimanët Shqiptarë në Lëvizjen për pavarësi Kombëtare (1878-1912), Tiranë: Shtëpia Botuese “Dituria”, 2006, fq. 82.

  2. Histori e Popullit Shqiptar, Vëll. III (Pavarësia e Shqipërisë 28 Nëntor 1912- 7 prill 1939), Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti I Historisë, Tiranë: Toena, 2007, fq. 120.

  3. Historia e Shqiptarëve gjatë shekullit XX, Vëll. I, Akademia e Studimeve Albanologjke, Instituti I Historisë, Tiranë: Botimet Albanologjike, 2017, fq. 298.

  4. Duka, Valentina: Histori e Shqipërisë (1912 – 2000), Tiranë: ShBLU , 2007, fq. 62.

  5. Fletorja Zyrtare, Viti 1923, 07 kallnur, fq. 4.

  6. Duka, Valentina: Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë: SHBLU, 2007, fq. 160.

  7. Fletorja Zyrtare nr. 97, Viti 1926, 15 qershor.

  8. Fletorja Zyrtare, nr.23, Viti 1929.

  9. Ligji u botua në Fletoren Zyrtare nr .46 , Viti 1938: Sipas tij: I. Rrethi i Qendrës përbëhej nga 10 komuna: 1. Komuna e Qendrës me qendër Elbasan, 2. Komuna e Çermenikës me qendër Zdrajsh, 3. Komuna e Dumresë (Belsh), 4. Komuna e Krrabës (Cacabezë), 5.Komuna e Librazhdit (Librazhd), 6. Komuna e Martaneshit (Martanesh), 7. Komuna e Quksit (Qukës), 8. Komuna e Shpatit të I-rë (Gjinar), 9. Komuna e Shpatit të II- të (Shtëpaj), 10. Komuna e Zaranikës (Branesh). II. Rrethi i Nënprefekturës së Gramshit përbëhej nga 4 komuna të cilat ishin: 1. Komuna e Qendrës me qendër Gramsh, 2. Komuna e Kukurit me qendër Kukur, 3. Komuna e Mollsit (Mollas), 4. Komuna e Tunjës (Tunjë). III. Rrethi i Nënprekturës së Peqinit përbëhej nga 4 komuna: 1. Komuna e Qendrës Peqin me qendër Peqin, 2. Komuna e Darsisë me qendër në Gjuzaj, 3. Komuna e Rrogozhinës (Rrogozhinë), 4. Komuna e Vrapit (Vrap).

  10. Jo pa qëllim pasqyruam të gjithë hartën e ndryshimeve dhe të organizimit të njësive të qeverisjes vendore të krijuara nga viti 1912 -1944, për të krijuar një ide të qartë të emërtesave të fondeve arkivore dhe numrit të tyre, të cilët ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë.

  11. Gazeta Zyrtare, nr. 93, V,1946, D. 11.

  12. Rrethi Elbasan në përbërje të cilit ishin a. qyteti Elbasan me Elbasanin qendër dhe 4 lagje në gradë fshati, b. Lokaliteti i Shpatit me 12 fshatra, c. 64 fshatra; Rrethi i Gostimës kishte : a. 60 fshatra : Rrethi i Gramshit kishte : a. lokalitetin e Sojnikut me 11 fshatra, b. 56 fshatra: Rrethi i Librazhdit kishte: a. Lokalitetin e Qukësit me 19 fshatra, b. 27 fshatra”Rrethi i Peqinit kishte : a. 49 fshatra

  13. Gazeta Zyrtare, V. 1958, fq. 42,43,44, 47, 48, 54.

  14. Lidheshin direkt me rrethin rreth 26 fshtra: 1. Fshati i Bashkuar Bradashesh, 2. Fshati i Bashkuar Galush, 3. Fshati i Bashkuar Gostimë, 4. Fshati i Bashkuar Grekan, 5. Fshati i Bashkuar Gjergjan, 6. Fshati i Bashkuar Gjocaj, 7. Fshati i Bashkuar Hajdaran, 8. Fshati i Bashkuar Kajan, 9. Fshati i Bashkuar Karinë, 10. Fshati i Bashkuar Kuqan, 11. Fshati i Bashkuar Klos, 12. Fshati i Bashkuar Kulej – Papër, 13. Fshati i Bashkuar Mollas, 14. Fshati i Bashkuar Pajovë, 15. Fshati i Bashkuar Pajun, 16. Fshati i Bashkuar Përparim, 17. Fshati i Bashkuar Shezë, 18. Fshati i Bashkuar Shtërmen, 19. Fshati i Bashkuar Topojan, 20. Fshati i Bashkuar Valas, 21. Fshati i Bashkuar Shalës, 22. Fshati i Bashkuar Kosovë, 23. Fshati i Bashkuar Belsh, 24. Fshati i Bashkuar Rrasë, 25. Fshati i Bashkuar Gradishtë, 26. Fshati i Bashkuar Seferan.

  15. Lidheshin direkt me rrethin: 1. Fshati i Bashkuar Bërsnik, 2. Fshati i Bashkuar Drizë, 3. Fshati i Bashkuar Gjergjovinë, 4. Fshati i Bashkuar Kodovjat, 5. Fshati i Bashkuar Koçaj, 6. Fshati i Bashkuar Mashan, 7. Fshati i Bashkuar Vinë. Fshatra që lidheshin direkt me rrethin ishin:1. Kishta, 2. Sotiri, 3. Tërvoli.

  16. Lidheshin direkt me rrethin: 1. Fshati i Bashkuar Dorëz. Fshatra që lidheshin direkt me rrethin ishin 1. Babje, 2. Librazhd – Katundi 3. Qarrishta.

  17. Arkiva Shtetërore Vendore (Më tej ASHV) Elbasan, F. 2, V. 1970, D. 443.

  18. Gazeta Zyrtare, V. 1992.

  19. Gazeta Zyrtare, Viti 2000.

  20. Gazeta Zyrtare, Viti 2014.

  21. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (Më tej DPA), Manual arkivor, përkthime artikujsh nga literaturë e huaj, Tiranë, 2008, fq. 29.

  22. Loli, Ivan: Historia e Arkivave në Shqipëri, Tiranë, 1999, fq. 9.

  23. Fletorja Zyrtare, Viti 1928, Nr. 74, Tiranë, 14 korrik 1928, Art. 5.

  24. DPA, Manual Arkivor, përkthime artikujsh nga literaturë e huaj, Tiranë, 2008, fq. 30.

  25. ASHV Elbasan, F. 2, V. 1970, D. 443.

  26. Po aty.

  27. Po aty.

  28. ASHVE, F. ASH i rrethit Elbasan, V. 1998, dosja e historikut të arkivit. 29 ASHVE, F. ASH i Rrethit Librazhd, V. 1999, D. Historiku.

  29. ASHVE, F. ASH i Rrethit Gramsh, V. 1999, D. Historiku.

  30. Po aty.

  31. ASHVE, F. ASHVE, V. 2000, D. 6.

  32. ASHRr Librazhd, V. 1999, D. Regjistër inventar i fondeve.

  33. ASHVE, F. Dega arkivore Gramsh, V. 2003, D. 7.

  34. Zaloshnja, Eduard: Ruajtja e dokumenteve, Tiranë, 2004, fq. 25.

  35. ASHV Elbasan, F. 2, V. 1988, D. 19, fl. 3.

  36. ASHV Elbasan, F. ASHV Elbasan, V. 1992, D. 1.

  37. Dispozita ligjore në RSH, Tiranë, 2003, fq. 240.

  38. ASHV Elbasan, F. ASHRr Gramsh, V. 1997, D. 1.

  39. ASHVE. F. ASHVE, V. 2004, D. 2, fl. 2, 3.

  40. ASHVE, F. ASHVE, V. 2007, D. 1.

Downloads

Botuar

2021-11-08

Si të citoni

Sejdini, E. . (2021). Veprimtaria arkivore në Prefekturën e Elbasanit 1912 - 2017. Sfida dhe arritje. Arkivat Shqiptare, 54(1-2), 143–159. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/239