Rëndësia e arkivave dhe dokumenteve kishtare në Kosovë nga fillimi I shek. XX deri në luftën e dytë botërore

Autorët

  • MA Luigj Nrejaj Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Abstrakti

Territori i Dardanisë Antike, duke qenë pjesë e një udhëkryqi gjeostrategjik, ka bërë që në të të gërshetoheshin kultura të ndryshme gjatë rrjedhave të historisë. Falë kësaj pozite gjeografike, dardanët ishin në mesin e atyre fiseve ilire që përqafuan që herët krishterimin. Si të krishterë, dardanët dhe pasardhësit e tyre, arbërit dhe shqiptarët, kanë lënë një trashëgimi të pasur e pasqyruar sidomos në trashëgiminë materiale dhe jo materiale, por edhe në një material të pasur arkivor.
Trashëgimia e pasur arkivore që ruhet në arkivat kishtare nëpër të gjitha famullitë e Kosovës, por dhe fakti që një temë e tillë nuk është trajtuar deri më sot, më ka shtyrë që ta trajtoj këtë, me synimin për të dhënë një kontribut modest në ndriçimin e kësaj lënde të pasur arkivore, të rëndësishme si për aspektin religjioz, por edhe atë kombëtar.
Në funksion të vjeljes së materialit, gjithnjë në konsultim të ngushtë me parinë kishtare në Kosovë, kam vizituar të gjithë arkivat kishtare të shtrirë në 24 famulli kishtare nëpër Kosovë. Secila prej tyre ruan një lëndë të pasur arkivore dhe posedojnë një larmi të ndryshme të dokumentacionit, me përmbajtje fetare, por edhe kombëtare. Po ashtu, në funksion të tematikës që shtrohet për trajtim, të materialit të vjelur, dhe duke marrë për bazë kriteret metodologjike, fillimisht është bërë një vështrim i përgjithshëm i përhapjes, organizimit dhe hierarkisë kishtare në Kosovë ndër shekuj, ku në sajë të kësaj kemi bërë dhe paqyrimin e famullive të Kosovës, po ashtu dhe përmbledhjen e lëndës arkivore, e cila ruhet nëpër arkiva kishtare në Kosovë në përiudhen në fjalë, përkatësht fillimi i shek. XX deri në Luftën e dytë Botërore. Po ashtu, ndër të tjera kemi pasqyruar dhe një pjesë të dokumenteve të rëndësishme qe ruhen në Arkivat Kishtare në kosovë.

Fjalët kyçe:

Dokomunete kishtare, Arkiva

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Historiku i kishës katolike, marrë në www.kishakatolike.org (konsultuar për herë të fundit/ dt.26.01.2017).

  2. Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj. Drita, 1997, fq. 180-181.

  3. Don Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj. Zagreb 1982, fq. 182.

  4. Ligji Nr. 04L-088.

  5. Arkivi i Famullisë së Prishtinës, intervistë me Don Jeton Thaqi, administrues i Arkivit të Ipeshkvisë së Kosovës, realizuar në shtator 2016, Prishtinë).

  6. Arkivi Françeskan në Gjakovë, intervistë me Pater Ndue Kajtazi Shtator 2016.

  7. Arkivi i Famullisë së Prizrenit, intervistë me Don Shan Zefi, nëntor 2016.

  8. Arkivi i Pejës, intervistë me Don Fran Sopin, famullitar i Kishës së Pejës, realizuar më 25 tetor, 2016.

  9. Arkivi i Gllogjanit.

  10. Arkivi i Zllakuqanit, intervistë me Don Isak Gjergji, famullitar i Kishës së Zllakuqanit, e realizuar me 15 tetor, 2016.

  11. Famullia e Stubllës, intervistë me Don Albert Jakaj, famullitar i Kishës së Stubllës, e realizuar me 2 nëntor, 2016.

Downloads

Botuar

2022-01-17

Si të citoni

Nrejaj, L. . (2022). Rëndësia e arkivave dhe dokumenteve kishtare në Kosovë nga fillimi I shek. XX deri në luftën e dytë botërore. Arkivat Shqiptare, 53(1-2), 28–34. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/266