Parimet dhe përgjegjësitë e arkivistit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut (sipas rekomandimeve të ICA-së)

Autorët

  • MA Shpresa Mekaj Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Abstrakti

Arkivat janë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Lënda arkivore është e domosdoshme për të garantuar të drejtat dhe përfitimet, për të vërtetuar të drejtat civile, e po ashtu edhe për të dëshmuar shkeljen e të drejtave të njeriut, siç janë arkivat e forcave të armatosura, atyre policore, të shërbimeve të inteligjencës, të periudhave të diktaturave, madje edhe ato të burgjeve, etj.
Arkivistët që përpunojnë dokumente, të cilat lidhen me të drejtat e njeriut, duhet të merren me problemet reale ligjore, çështje që lidhen me politikën sociale në përgjithësi dhe pikat e etikës personale e profesionale. Kjo është një çështje mjaft komplekse, por mund të tejkalohet duke përdorur praktika të mira profesionale. Roli i arkivistëve është i lidhur ngushtë me të drejtat e njeriut, sepse gjatë përpunimit dhe rregullimit të lëndës arkivore që ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të njeriut, mund të jenë nën presion kur menaxhon dokumente të tilla.1 Arkivistët mund të ballafaqohen me ndalimin për t’i përpunuar dhe për t’i menaxhuar ato dokumente, mund të jenë nën presion për t’i asgjësuar dokumentet që kanë implikim në të drejtat e njeriut, mund të marrin udhëzime që të mos raportojnë ekzistencën e këtyre dokumenteve në instrumentet e punës, mund të mos jenë në gjendje të ndërmarrin veprimet e mbrojtjes së nevojshme për këto dokumente, si dhe, ndonjëherë, nuk u lejohet që të marrin vendime për sa i përket qasjes së publikut në këto dokumente, ose pengohen për t’ua shërbyer e hulumtuesve. Ata shpesh kanë frikë nga hakmarrja, nëse kërkojnë të ndjekin parimet profesionale.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Jusuf Osmani, Arkivistika. Prishtinë , 2015, fq. 469-480.

  2. Gonzalez Quintana, Antonio, et al, Archives of the security services of former repressive regimes: report prepared for UNESCO on behalf of the International Council of Archives. Paris: UNESCO, 1995; revised by Gonzalez Quintana as Archival Policies in the Protection of Human Rights. Paris: ICA, 2009 (http://vsa-aas.ch/wp-content/uploads/2016/12/Basic-principles-on-the-role-of-archivists-and-records-managers-in-support-of-Human-Rights_2016-09.pdf parë për herë të fundit 11.07.2017)

  3. International Council on Archives Code of Ethics Adopted by the General Assembly in its XIIIth sesion in Beijing (China) on the 6 September 1996.

  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 41 (E Drejta e Qasjes në Dokumente Publike); Kuvendi i Kosovës Ligji nr. 03/L-215 Për qasje në dokumente publike.

  5. Universal Declaration on Archives, Adopted at the General Assembly of the International Council on Archives, Oslo, September 2010. Endorsed by 36th Session of the General Conference of UNESCO Paris, November 2011.

  6. Albert Camus, The Myth of Sisyphus, Penguin Books 1979, fq. 65.

  7. International Council on Archives, Principles of Access to Archives, adopted by the Anual General Meeting on August 24, 2012.

  8. International Council on Archives, Principles of Access to Archives. (http://www.ica.org/sites/default/files/ICA_Access-principles_EN.pdf).

  9. Jusuf Osmani, Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave ISAD (G), Standardi i përgjithshëm ndërkombëta për përshkrimin e lëndës arkivore, Prishtinë, 2009.

  10. The International Conference of the Round Table on Archives – ICA.

  11. International Council on Archives Human Rights Working Group (HRWG).

  12. HRWG Newsletter (http://www.ica.org/en/hrwg-newsletters)

  13. Basic Principles on the role of Archivists and Records Managers in support of Human Rights Archives and Human Rights Working Group - HRWG, updated October, 2016.

Downloads

Botuar

2022-01-18

Si të citoni

Mekaj, S. . (2022). Parimet dhe përgjegjësitë e arkivistit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut (sipas rekomandimeve të ICA-së). Arkivat Shqiptare, 53(1-2), 167–174. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/275