Mbrojtja dhe siguria e lëndës arkivore me sistemin automatik për fikje të zjarrit me aerosoll
Abstrakti
Në këtë temë do të flasim për misionin, ngritjen e sigurisë së lëndës arkivore në rast zjarri eventual dhe aplikimi i sistemit më të avancuar për fikjen automatike dhe autonome të zjarrit me aerosol. Arkivi Komunal i Prishtinës është institucion i cili grumbullon, mbronë, ruan, rregullon, përpunon, publikon, prezanton dhe jep në shfrytëzim lëndën arkivore për qëllime profesionale dhe shkencore. Gjithashtu, një vend të veçantë në misionin e arkivit zë edhe veprimtaria hulumtuese-shkencore dhe bashkëpunimi me arkivat vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. Arkivi është memoria kolektive e historisë së një populli, të një shteti dhe historisë tonë të përbashkët. Ndërtesa e Arkivit Komunal të Prishtinës posedonte një sistem të vjetër për fikje të zjarrit me ujë, i pa mirëmbajtur dhe jo funksional e që nuk i përshtatej destinimit, pasi që uji dëmton letrën sikur edhe zjarri. Duke qenë të vetëdijshëm me të metat e këtij sistemi, u ngrit nevoja për hulumtim të ndonjë sistemi më të avancuar, që do të ishte miqësor për letrën por edhe për shëndetin e njeriut. Pas një përpjekje të vazhdueshme, në hulumtim e sipër, në kontakt dhe bashkëpunim me Z. Gazmend Kadriu, arkitekt dhe njohës i çertifikuar për sistemin e fikjes automatike të zjarrit me aerosol, erdhëm në një përfundim, se: Sistemi më i përshtatshëm për fikjen e zjarrit eventual për arkiva është Sistemi Automatik dhe Autonom për Fikje të Zjarrit me Aerosoll. Aerosolli është substancë në gjendje të ngurtë, kripë kaliumi si substancë kryesore e mbyllur në kuti metalike, me qëndrueshmëri 15 vjeçare, i cili në momentin e aktivizimit, shëndrohet vrullshëm në grimca shumë të ima, në dukje porsi mjegull, e që shumë shpejtë e fikë zjarrin, pa e dëmtuar letrën dhe pa zvogluar ndjeshëm sasinë e oksigjenit në hapësirë. Nuk zotëron tubacione e as bombola me presione të larta sikur sistemet me gaz, të cilat mund të jenë të rrezikshme nga shpërthimi, po që se zjarri ndodhet në afërsi direkte të tyre.Fjalët kyçe:
Arkivi, Prishtina, siguria, zjarri, sistemi, automatik, autonom, aerosolShkarkimet
Download data is not yet available.
References
-
Arkivi Komunal i Prishtinës.
-
Osmani Jusuf, Arkivistika, Prishtinë, 2015.
-
Fondet dhe koleksionet arkivore në Arkivin e Prishtinës.
-
Fire Pro – Qipro.
References
Arkivi Komunal i Prishtinës.
Osmani Jusuf, Arkivistika, Prishtinë, 2015.
Fondet dhe koleksionet arkivore në Arkivin e Prishtinës.
Fire Pro – Qipro.
Downloads
Botuar
2024-01-22
Si të citoni
Makolli, A., & Kadriu, G. (2024). Mbrojtja dhe siguria e lëndës arkivore me sistemin automatik për fikje të zjarrit me aerosoll. Arkivat Shqiptare, 59(1-2), 21–34. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/3750
Numri
Seksioni
Articles