Gjurmimi i dokumenteve me rëndësi historike kombëtare si domosdoshmëri për pasurimin e fondit arkivor kombëtar
Abstrakti
Rrugëtimi i shtet formimit të shtetit Shqiptar ka qenë i gjatë, dhe i mundimshëm. Pjesë e këtij rrugëtimi kanë qenë personalitete dhe familje të shquara shqiptare, të cilët me punën dhe luftën e tyre bënë të mundur që Shqipëria të bëhej një shtet sovran dhe i pavarur në ekzistencën e vet shekullore. Ngjarjet e këtij rrugëtimi të gjatë nëpër dekada e shekuj në episode të ndryshme janë dokumentuar nëpër dhjetra e qindra dokumente, si dëshmi e sakrificës së një populli, vlerat e të cilit janë shquar në shumë dimensione. Një pjesë e këtyre dokumenteve, sot, ndodhen në administrim të trashëgimtarëve të këtyre personaliteteve apo familjeve të shquara, brenda dhe jashtë vendit tonë, si një trofe të përpjekjeve të lavdishme të paraardhësve të tyre. Duke qenë se këto dokumente rrezikojnë ekzistencën e tyre duke u ruajtur nëpër ambiente të cilat nuk kanë dhe nuk plotësojnë kushtet e kërkuara teknike dhe shkencore, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave si një institucion i specializuar për rujtjen, administrimin dhe shërbimin e dokumenteve, ka ndërmarr një nismë për gjurmimin dhe evidentimin e tyre, për ti bërë ato pjesë të fondit arkivor kombëtar. Në këtë mënyrë garantohet jetëgjatësia e tyre por njëkohësisht, vlerat dhe rëndësinë që ato mbartin i vendosim në shërbim të historianëve, studiuesve apo çdo individi i cili dëshiron të mësojë dhe kuptojë dimensionet e ngjarjeve të shkuara. Ky punim i paraqitur në Konferencën e VII Mbarëkombëtare të Arkivistikës, do të sjell një infrastrukturë totale metodologjike si një dokument të ideuar dhe miratuar nga DPA, për gjurmimin dhe evidentimin e dokumenteve me Rëndësi Historike Kombëtare, që ndodhen jashtë Fondit Arkivor Kombëtar.Fjalët kyçe:
gjurmim, rigjetje, dokument, fond arkivorShkarkimet
References
-
Ligji Nr.9154, datë 6.11.2003, “Për Arkivat”.
-
Anna Griffith (2013) Learning from the Holdings Protection Team at the National Archives and Records Administration (NARA), USA, The Australian Library Journal, 62:2, 148-157, DOI: 10.1080/00049670.2013.805457; “ACRL/ RBMS Guidelines Regarding Security and Theft in Special Collections”, American Library Association, October 5, 2009. http://ëëë.ala.org/acrl/standards/security_ theft (Accessed February 1, 2020) Document ID: 23c968f7-d77b-9514-0d72-b603f2931377.
-
Strategjia e Zhvillimit të Rrjetit Arkivor Kombëtar 2020-20230, Tiranë 2020.
-
Vendim i Këshillit të Lartë të Arkivave, Nr.6, datë 29.07.2020, “Për evidentimin,
-
vlerësimin, rigjetjen dhe përfshirjen në rrjetin arkivor kombëtar të dokumenteve
-
RHK, që gjenden jashtë tij”.
-
Urdhëri Nr. 598, datë 10.9.2021, “Për miratimin e programit për gjurmimin dhe rigjjetjen e dokumenteve me vlerë historike kombëtare, të humbur ose të vjedhura nga arkivat shtetëror”.