Zhvillimi i njëtrajtshëm i rrjetit arkivor kombëtar përmes bashkëpunimit me komunitetin
Abstrakti
Zhvillimi i njëtrajtshëm shihet në dy plane: zhvillim dhe përgatitje të vazhdueshme në rrafshin historik të botës profesionale, e parë kjo si në nivel kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar dhe së dyti trajtimi i lëndës arkivore për të qenë e aksesueshme për publikun multidimensional. Zhvillimi i njëtrajtshëm i arkivave ka para historinë e tij kombëtare, historinë e tij aktuale dhe të ardhmen e tij. Ky zhvillim ka kaluar nëpër dy faza; e para më e madhja e shtrirë në kohë si shumëshekullore, i takon periudhës parainstitucionale me fillesë në shek.XII-të që kryhej në institucione fetare kishtare. Periudha shtetërore (1912 e në vijim) kur lindën disa iniciativa qysh prej qeverisë së Ismail Qemalit, deri tek qeveritë monarkiste për krijimin e rrjetit arkivor shtetëror. Etapa e dytë fillon me themelimin e institucioneve të specializuara të shërbimit arkivor kombëtar në vitin 1949. Ajo çfarë i bën unike këto dy periudha zhvillimi me shtrirje të madhe në kohë, është mendimi dhe praktika arkivore shqiptare për t’i parë arkivat si nevojë të kujtesës historike, si pjesë funksionale institucionale shtetërore dhe si plotësim të kërkesave të shoqërisë për njohjen e vetë-vetes. Arkivat si fytyra e administratës shtetërore, përbën njëherësh dhe historinë e shërbimit arkivor të vendit, e cila është pjesë e historisë politike dhe kulturore e shtetit. Sido që janë kaq pranë dhe kaq të kushtëzuara prej njëra tjetrës, historia dhe arkivistika herë-herë përkundrazi paraqitet me një farë rivaliteti, që shpjegohet me ndryshimet e disiplinave të tyre. Në shkencën e Arkivistikës është pranuar një unitet dialektik dhe dinamik apo një ligjësi absolute midis zhvillimit të pa ndërprerë të arkivave dhe “komunitetit”, një unitet ky shumë dimensional. Koncepti “komunitet” në arkivistikë si term përdoret dhe në gjuhën e arkivistikës europiane. Zhvillimi shoqëror i “komunitetit”, ndarja e veprimtarive shoqërore, nevoja për të përdorur letrën e shkruar, nevoja e trashëgimisë kulturore dhe e komunikimit çoi në mënyrë objektive tek lindja e arkivit. Në arkiva “komuniteti arkivor” është pjesë e komunitetit shoqëror kombëtar ku në raport me veprimtaritë e tjera është komunitet specifik. Arkivi nuk mund të ekzistojë pa atë komunitet sektorial që prodhon lëndën arkivore, pa atë komunitet specialistësh që e grumbullon dhe e përpunon lëndën arkivore, me qëllim vënien në dispozicion të komunitetit, të studiuesve, të administratës, të komunitetit të zakonshëm që i shfrytëzon dokumentet për nevoja individuale. I parë në këtë kuptim, Arkivi është rezultat i “komunitetit krijues” dhe njëherësh funksion i “komunitet nevojtar”.Fjalët kyçe:
zhvillim, i njëtrajtshëm, komunitet, komunitet arkivor, unitet zhvillimor.Shkarkimet
References
-
Ivan Loli, Historia e Arkivave në Shqipëri 1912-1944, Tiranë, 1999, fq 3.
-
Donato Tamble, “Gli archive moderni: dotrina e pratica” Romë.
-
Ivan Loli, Historia e Arkivave në Shqipëri 1912-1944, Tiranë, 1999, fq 9.
-
Shaban Sinani, Arkiva të hapura në shoqëri të hapur, Tiranë 2002. fq 23.
-
Po aty, faqe 42.
-
Po aty faqe 43.
-
Kent, Haworth, Archival Decription: Content and context in search of structure, Journal of Internet Cataloging, Volume 4, Issue 3-4, 2001, pages 7-26.
-
Po aty.
-
DPA, Biblioteka e Arkivistit, Manual Arkivor, (përkthime artikujsh nga literaturë e huaj), Tiranë 2008, faqe 256.
References
Ivan Loli, Historia e Arkivave në Shqipëri 1912-1944, Tiranë, 1999, fq 3.
Donato Tamble, “Gli archive moderni: dotrina e pratica” Romë.
Ivan Loli, Historia e Arkivave në Shqipëri 1912-1944, Tiranë, 1999, fq 9.
Shaban Sinani, Arkiva të hapura në shoqëri të hapur, Tiranë 2002. fq 23.
Po aty, faqe 42.
Po aty faqe 43.
Kent, Haworth, Archival Decription: Content and context in search of structure, Journal of Internet Cataloging, Volume 4, Issue 3-4, 2001, pages 7-26.
Po aty.
DPA, Biblioteka e Arkivistit, Manual Arkivor, (përkthime artikujsh nga literaturë e huaj), Tiranë 2008, faqe 256.