Dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të regjionit të Prizrenit
Abstrakti
Arkivi Regjional i Prizrenit në administrimin e vet ka Fondin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të regjionit tonë, të cilin e ka rregulluar dhe përpunuar me normat e kërkuara profesionale dhe ka një përkujdesje të posaçme për të. Mbështetur në dokumentet e këtij fondi që përbëhet nga 24 kuti arkivore vetëm për të përndjekurit politik, nxjerrim të dhëna dhe evidencë që meritojnë t’i analizojmë dhe të dhëna që arrijmë të nxjerrim janë hollësitë të cilat i kanë mbajtur në evidencë punëtorët e sigurimit siç janë: regjistri i studentëve që nuk ju lejohet të vijojnë studimet, regjistri i studentëve që nuk marrin bursa për shkak të aktivitetit politik, kontrollimi mbi plan-programet mësimore, informatat dhe kontrollimi i shoqërive kulturore arsimore, helmimi i studentëve, dosjet e të burgosurve politik, dënimet pa prezencën e përsonave, shitja e pasurisë së paluajtshme nga serbo-malazezët etj. Të dhënat e paraqitura nga dokumentet e MPB të Regjionit të Prizrenit janë dëshmi të pakontestueshme për atë se pushteti komunist jugosllav me çdo kusht donte ta nënshtronte popullin shqiptarë. Qëllimi i trajtimit të kësaj teme është se me çfarë metode dhe masa regjimi serb ka bërë përpjekje të pengoj shkollimin dhe ngritjen itelektuale të popullit shqiptarë.Fjalët kyçe:
Fondi i Minstrisë së Punëve të Brendeshme, Arkivi Nderkomunal i Prizrenit, dokumente, dosje, regjim, student etj.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2024-01-22
Si të citoni
Krasniqi , E. (2024). Dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të regjionit të Prizrenit. Arkivat Shqiptare, 59(1-2), 67–71. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/3755
Numri
Seksioni
Articles