Zbatimi i standardeve në përpunimin e koleksioneve bibliotekare
Abstrakti
Duke u nisur nga roli dhe rëndësia që kanë standardet ndërkombëtare në fushën e Arkivave dhe Bibliotekave, përmes kësaj teme kam bërë përpjekje të pasqyrojë disa prej tyre, të cilat janë të domosdoshme në përpunimin e koleksioneve bibliotekare. Siç dihet zbatimi i standardeve në përpunimin e koleksioneve bibliotekare është një domosdoshmëri, ngase përmes tyre arrihet një shkallë më e lartë e përpunimit të koleksioneve mbi bazën e normave dhe rregullave që rregullojnë këtë veprimtari shumë të rëndësishme. Siç është e ditur sipas Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim (ISO),,Standardi është dokument për përdorim të shumtë dhe të përgjithshëm, i aprovuar me konsensus, i lejuar dhe i pranuar nga institucionet, që përmban rregullat, udhëzimet dhe karakteristikat e veprimtarisë dhe rezultateve të tyre si dhe garanton shkallën më të mirë të rregullshmërisë në rrethana të caktuara. Në këtë punim do të mundohem të zbërthej aspekte praktike të zbatimit të standardeve ndërkombëtare në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ,,Pjetër Bogdani”, me fokus të veçantë standardet si në vijim: Standardin e Klasifikimit Universal Decimal (KUD), Standardin e Numrit Ndërkombëtar të librit (ISBN), Standardin e Numrit Ndërkombëtar të Muzikës (ISMN) dhe Standardin e Numrit Ndërkombëtar të Botimeve Serike (ISSN). Gjithsecili prej këtyre standardeve rregullon një fushë të veçantë të një veprimtarie të caktuar dhe ka karakteristikat e veçanta që dallohen nga njëra-tjetra. Por vlera e tyre universale qëndron në atë se ato aplikohen në tërë botën dhe si të tilla lehtësojnë dhe ndihmojnë qarkullimin me të shpejt të informacionit për koleksionet bibliotekare.Fjalët kyçe:
Arkiva, Biblioteka, Standarde, Koleksione, Udhëzime.Shkarkimet
References
-
Standardi Ndërkombëtar ISO 15489, 2009, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, fq. 9.
-
Jusuf Osmani, Arkivistika, 2015 Prishtinë, fq. 481.
-
Universal Decimal Classification, Bruitich Standards Institution, 2005.
-
Doracak i ISBN-së, 2013, Prishtinë, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, fq. 5.
-
Doracak i ISBN-së në Kosovë, 2013, Prishtinë, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës.
-
Integrimi në sistemin e ISBN-së, 2007, Prishtinë, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, fq. 7.
-
Doracak ISMN, 2015, Prishtinë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Pjetër Bogdani”, fq. 9.
-
Doracak ISMN, 2015, Prishtinë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani”, fq. 43.