Kultura dhe veprimtaria arkivore
Abstrakti
Çdo periudhë, çdo kohë, çdo shtet dhe bashkësi njerëzore e ka kulturën e vet. Kultura është forcë lëvizëse e zhvillimit dhe i ndryshimeve pozitive në çdo shoqëri, temë fisnike të cilat njërzit iu bëjnë njerëzve dhe i japin kuptimin e jetës së tyre. Kultura është tërësi e ndërlikuar e cila përfshin njohuritë, besimet, artin, moralin, të drejtën, zakonet dhe të gjitha aftësitë dhe shprehitë të cilat njeriu i arrin si pjesëtar i shoqërisë. Ekziston edhe format e kulturës materiale, që si kulturë materiale mund të llogaritet edhe lënda arkivore. Lënda arkivore në të vërtet është pjesë e thesarit kulturor të shkruar që është edhe e definuar në të gjitha dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me arkivat. Lënda arkivore si pjesë e thesarit kulturor është e mbrojtur me konventat e UNESCO-s. Edhe deklarata universale e ICA (Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave) ka theksuar dhe vërtetuar rolin e arkivave dhe të lëndës arkivore në shoqërinë bashkëkohore. Kjo dëshmon se lënda arkivore si thesar kulturor është më rëndësi për shoqërinë dhe se si ajo u ndihmon njerëzve në zbulimin e të vërtetës për ta, kulturën e tyre, prejardhjen, identitetin etj. Arkivat sikur edhe institucionet tjera të kulturës, përveç muzeve dhe bibliotekave, duhet të jenë në rrjedhën e kohës, të organizojnë aktivitete publike e kulturore, që të informojnë opinionin për aktivitetet e tyre që i kryejnë, njëherit që të terheqin shfrytëzuesit e lëndës arkivore në veprimtarinë kërkimore dhe hulumtuese shkencore. Në terminologjinë botërore dallohen termi kërkim dhe hulumtim. Fjala kërkim dhe hulumtim i kanë rrënjët e njëjta. Mirëpo, kuptimi është i ndryshëm. Kur diçka kërkojmë përherë e dimë se çka kërkojmë, por nuk e dimë vendin se ku është. Me kërkim gjurmojmë për atë që na është e njohur, ndërsa me hulumtime gjurmojmë për diçka që nuk na është e njohur. Në veprimtarinë kulturore e arsimore arkivat mund të njohtojnë nxënësit, studentët por edhe qytetarët me punën e arkivit dhe të prezantojnë ndonjë prej dokumenteve më të rëndësishme dhe më interesante. Në arkivistikën bashkëkohore ekzistojnë forma të ndryshme të veprimtarisë kulturoarsimore të arkivave, siç janë: ekspozitat arkivore, ligjëratat, publikimet e ndryshme, studimi i historisë së vendlindjes, bashkëpunimi me institucionet shkollore, kulturore, mjetet e informimit publik – televizioni, shtypi, radio Metj., me organizatat turistike, etj. Të gjitha këto e ngrisin rëndësinë, rolin dhe funksionin e arkivit, i cili gjithnjë e më tepër po del nga kornizat e rolit të rojtarit pasiv të dokumenteve arkivore, dhe inkuadrimin e tij në rrjedhat bashkëkohore të jetës publike, shkencore, kulturore, arsimore, etj. duke i ofruar vlerat e tija opinionit të gjerë. Mirëpo, sot arkivistika është duke shkuar në kontekstin e disiplinave shkencore informative, sepse këtë e ka kushtëzuar zhvillimi teknik e informativ i shoqërisë.Fjalët kyçe:
Kultura, arkivi, lënda arkivore, arkivistika, informatika, e mirë kulturore, trashëgimia kulturore.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2024-01-22
Si të citoni
Osmani, J. (2024). Kultura dhe veprimtaria arkivore. Arkivat Shqiptare, 59(1-2), 107–121. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/3759
Numri
Seksioni
Articles