Disa hapa të rëndësishëm në digjitimin e materialeve arkivore

Autorët

  • Altin Kokoli

Abstrakti

Si arkivist, duke punuar prej vitesh në këtë fushë, më duhet ta pranoj se të gjitha detyrat tradicionale të përditshme të një arkivisti kanë ndryshuar në mënyra të ndryshme në epokën që po jetojmë sot. Kjo ka ndodhur për shumë arsye, por më e rëndësishmja është dominimi i mjedisit online, digjital dhe si pasojë puna jonë ka ndryshuar në mënyrë dramatike në shumë nivele. Njëzet vjet më parë, përdoruesit duhej të vizitonin sallën e leximit të një institucioni arkivor për të pasur akces në informacionin e materialit arkivor. Ndërsa në ditët e sotme, përveç krijimit të databazave që ky informacion falë automatizimit të arkivit është i qasshëm online, po vihen re tendenca të reja ku përdoruesit kërkojnë dhe duan të shfletojnë materiale arkivore digjitale përmes websiteve të arkivave si nga kompjuterat ashtu edhe nëpërmjet celularëve të tyre. Ndaj dhe institucionet arkivore duhet të mbështesin shumë më tepër këto metoda të reja aksesi, duke mos harruar këtu edhe investimin në administratën e tyre për këto njohuri teknike. Për më tepër, në të kaluarën, puna e arkivistëve bazohej në konservimin ose ruajtjen e formën fizike të shtypur të dokumenteve, ndërsa sot ata duhet të përballen me ruajtjen afatgjatë e materialit arkivor digjital, duke marrë parasysh parametra të ndryshëm: si vjetërsimi i softuerit dhe harduerit, brishtësinë e mediave digjitale, ruajtja e autenticitetit dhe integritetit të materialit digjital etj.Në këtë mjedis të ri, një arkivist duhet të ketë njohuri për një sërë fushash dhe të jetë në gjendje të thellohet në cilëndo fushe që kërkohet për të përmbushur përgjegjësitë e punës. Kjo kumtesë do të japë një pasqyrë të tendencave të reja në arkiv dhe menaxhimin e informacionit në përgjithësi, në përpjekje për të thelluar njohuritë e arkivistëve.Në epokën digjitale përballë bumit të madh teknologjik nuk janë prekur vetëm arkivistët, por edhe çdo ekspert i dokumentacionit, studentë të shkencave arkivore, bibliotekarë etj, pra çdo institucion i trashëgimisë kulturore që kanë në funksion të punës së tyre, ruajtjen, menaxhimin dhe shërbimin e dokumentacionit që mbartin në koleksionet e tyre, por tanimë në format DIGJITAL. Por jo vetëm kaq. Përtej krijimit të sistemeve me përmbajtje të detajuar të informacioneve mbi dokumentacionin përkatës lipsen edhe detyra të reja arkivore të përshkrimit, digjitalizimit, ruajtjes digjitale dhe promovimit të tyre. Për më tepër duhet pasur parasysh priret e teknologjive e reja, si p.sh Semantic Web dhe Social Media, të cilat po ndikojnë në shpërndarjen e materialin arkivor dhe në të dhënat e tij duke shembur muret e arkivave duke bërë që informacioni të jetë i prekshëm nga të gjithë pavarësisht pozicionit gjeografik ku ndodhet përdoruesi. Ndaj është e nevojshme të njohim standardet më të zakonshme, skemat e databazave dhe përmbajtjen e standardet e përshkrimit të zbatuara nga institucionet arkivore në mbarë botën, si dhe softwerët më të njohur që përdoren nëpër arkiva me qëllim menaxhimin në mënyrë sa më efikase të arkivat tona dhe për të ndjekur zhvillimet më aktuale në këtë fushë. Dhe pikësëpari është e nevojshme të kuptojmë rëndësinë e digjitalizimit, të mirat dhe të metat e saj por mbi të gjitha si dhe arsyet për të cilat ndërmerret ky hap dhe më pas për të arritur tek pika më “e nxehtë” që ka të bëjë çështjen e ruajtjes digjitale, e cila është dhe do të jetë një nga më sfidat më të mëdha në fushën e menaxhimit të informacionit për dekadën në vijim.

Fjalët kyçe:

epokë digjitale, arkiva digjitalë, digjitalizim

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Bountouri, Lina, Archives in the Digital Age: Standards, Policies and Tools. 1st Edition - June 3, 2017, f. X

  2. Idem, f. 20

  3. What are database schemas? 5 minute guide with examples (educative.io)

  4. Fujiyoshi, Keiji, Archives for Maintaining Community and Society in the Digital Age, 2021, f .42

  5. Digital Preservation Strategy 2022-2026 | National Archives

  6. Bountouri, Lina, Archives in the Digital Age: Standards, Policies and Tools. 1st Edition - June 3, 2017, f. f.32

  7. Archives in The Digital Age : Preservation and the Right to be Forgotten, Volume 8, 2021, f. 17

  8. Audunson, Ragnar, Libraries, Archives and Museums as Democratic Spaces in a Digital Age. 2020, F. 92

  9. Wieringa, Maranke. The Fragility of Digital Media Content, 2017. vol.2 f.32

  10. Bountouria, Lina & Giannakopoulosa, Georgios. The Use of Social Media in Archives. In. “Procedia - Social and Behavioral Sciences “ 2012, f. 511

Downloads

Botuar

2024-01-22

Si të citoni

Kokoli, A. (2024). Disa hapa të rëndësishëm në digjitimin e materialeve arkivore. Arkivat Shqiptare, 59(1-2), 122–131. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/3760