Ndryshimet ligjore në fushën e arkivistikës. Një nevojë e kohës
Abstrakti
Si në çdo fushë të zhvillimi të shoqërisë njerëzore dhe të shtetit ligjor, pasja e një kornize sa më të saktë të rregullave dhe ligjeve është një domosdoshmëri për një drejtim dhe qeverisje të mirë. Në këtë aspekt edhe në fushën arkivore, rregullat kanë qenë mjaft të qarta dhe ato kanë udhëzuar prej kohësh arkivistët drejt një politike më të drejtë arkivore. Ligji për Arkivat është një ndër instrumentet kryesore që rregullon mirëfunksionimin e rrjetit arkivor në Republikën e Shqipërisë. Në këtë kuadër Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka parë të arsyeshme përmirësimin e kuadrit ligjor për arkivat pasi Ligji nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, shumë i hershëm dhe nuk i përgjigjet shumë problematikave të konstatuara në praktikë. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është harmonizimi i ligjit për arkivat me ligjet dhe aktet nënligjore të tjera në Republikën e Shqipërisë me të cilat deri tani disa nga nenet binin ndesh apo dhe ishin të dubluara; garantimi i parimit të operativitetit, duke ndarë qartazi arkivat në veprim dhe arkivat historikë; përfshi edhe nëpërmjet krijimit të arkivave qëndrore në veprim, garantimi i ruajtjes së dokumentacionit të prodhuar nga privati, në funksion apo për interes publik, rregullimi i problematikave mbi punën me dokumentet në arkivat në veprim dhe profesionin e arkivistit, riorganizimin e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, përcaktohet mundësia e krijimit, vetëm me ligj, të arkivave të posaçme shtetërore etj.Fjalët kyçe:
arkiva, ligj, ndryshime ligjore, legjislacion.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2024-01-22
Si të citoni
Musaj, E., & Agalliu, L. (2024). Ndryshimet ligjore në fushën e arkivistikës. Një nevojë e kohës. Arkivat Shqiptare, 59(1-2), 147–153. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/3763
Numri
Seksioni
Articles