Shërbimi arkivor dhe mbrojtja e të dhënave personale

Autorët

  • Msc. Ergyseda Shpataraku
  • Ma. Xhensila Çullhaj

Abstrakti

Ligji për Arkivat përcakton rregullat bazë për organizimin e funksion shërbimit arkivor në Shqipëri, institucionet që kryejnë këtë shërbim , si dhe detyrimet e tyre ligjore për krijimin , ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë arkivore , si pjesë e trashëgimisë kombëtare. Arkivat shtetërore administrojnë dhe ruajnë dokumentet e trashëguar si dhe dokumentet arkivorë të institucioneve shtetërore vendore të organeve të qeverisjes, që veprojnë brenda njësisë administrative- territoriale përkatëse. Mjetet e kërkimit arkivor janë të hapura. Shërbimi i tyre nuk mund t’i kufizohet askujt. Qëllimi i këtij studimi janë mendimet për ndryshimet në ligjin për arkivat dhe ligjin mbi mbrojtjen e të dhënave personale, për mbarëvajtjen funksionale të dy institucioneve dhe në adoptimet në nenet përkatëse , duke mos penguar shërbimin ndaj qytetarëve dhe të mos cënohen të dhënat personale të individëve të tjerë. Në nenin 63 citohet se : Arkivat mbrojnë jetën intime të personit. Ndalohet njohja , shfrytëzimi dhe publikimi i dokumentave që përmbajnë të dhëna me karakter vetjak dhe cënojnë jetën private të personit. Dokumetat që përmbajnë të dhënat me karakter vetjak dhe cënojne jetën intime të personit shërbehen vetëm pasi kanë kaluar, sipas rastit , 50 deri në 150 vjet nga data e krijimit te tyre. Por a bie kjo pikë e ligjit në kundërshtim me kreun II ligjin nr 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënava personale”?

Fjalët kyçe:

Ligj, Arkiva, Autoritet Publik, Dokumente, Person Juridik, Organe Qeverisese.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Author Biographies

Msc. Ergyseda Shpataraku

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë

Ma. Xhensila Çullhaj

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë

Downloads

Botuar

2024-01-22

Si të citoni

Shpataraku, E., & Çullhaj, X. (2024). Shërbimi arkivor dhe mbrojtja e të dhënave personale. Arkivat Shqiptare, 59(1-2), 161–171. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/3765