Mendimi arkivor shqiptar. Probleme dhe zgjidhje teorike – praktike

Autorët

  • Msc. Enkelejda Sejdini (Balla)

Abstrakti

Punimi që paraqesim ka në themel një tematikë që deri më sot është studiuar pak në arkivistikën shqiptare. Përpjekja e parë në fushën e mendimit arkivistik shqiptar është realizuar nga Dr. Kujtim Nuro “Aspekte të mendimit arkivor në Shqipëri 1506-1912”.
Lindja e mendimit arkivor modern në gjysmën e parë të shek. XX-të nuk përjashton kurrsesi përplasjet ideore, se çfarë duhet kuptuar dhe kuptohet, gjatë procesit të zhvillimit historik me “dokument dhe format e ekzistencës, të mënyrës së ndërtimit, të mënyrës së ruajtjes dhe funksionet e tij. Për rrjedhojë mendimi arkivor shqiptar është i lashtë saqë “koncepti arkiv” njehsohej me vetë “dokumentin”. Mendimi arkivor modern shqiptar si teori dhe praktikë institucionale, i ka paraprirë ngritjes institucionale shtetërore arkivore krahas institucionalizimit të shtetit shqiptar nga viti 1912 deri më sot. Në periudhën 1912-1944 u hodhën themelet e mendimit arkivor në vendin tonë. Në këtë periudhë ashtu si praktika botërore “Arkivi” ka gjetur trajtim shkencor dhe institucional, dhe për shkak të domosdoshmërisë së komunikimit institucional kombëtar, ndërkombëtar dhe shoqëror, mendimi arkivor i kohës, shtronte si domosdoshmëri, ngritjen e kësaj veprimtarie mbi baza ligjore dhe të monitorueshme. E tërë historia e zhvillimit të arkivave në këtë periudhë ka gjetur trajtim të thellë dhe të ngjeshur historik në punimin “ Historia e arkivave në Shqipëri” e Dr. Ivan Loli (Tiranë 1999). Mbështetur në përvojën historike arkivore shqiptare dhe atë botërore, pas Luftës së Dytë Botërore, me vendosjen e një shteti të një natyre tjetër, mendimi arkivor nuk mbeti pas, dhe në funksion të komunikimit ndërdikasterial, me urdhëresë të Këshillit të Ministrave në vitin 1949 krijohet Arkivi i Shtetit me funksione të shumta në fushën e trajtimit të dokumentit “si kujtesa historike e kombit”. Mendimi arkivor shqiptar i periudhës së shtetit të diktaturës, e të shoqërisë së mbyllur është trajtuar nga M. Pela në Manual arkivor të vitit 1984. Në këtë periudhë teoria dhe praktika arkivore shënon nivele të krahasuara me ato evropiane dhe arkivi shqiptar bëhet partner dhe bashkëpunues me mjaft arkiva evropiane. Mendimi arkivistik i periudhës komuniste shtronte para organeve qendrore nevojën e ngritjes së kualifikimit të punonjësve në shkallë institucionale.
Pas viteve 1990 mendimi arkivor, në periudhën e përmbysjeve shtetërore, ka kaluar dhe është gjendur para situatave ekzistencialiste, që si kudo dhe në fushën arkivore ekzistonte mundësia e asgjësimit. Mendimi arkivor i ka paraprirë këtyre situatave, dhe rrjedhojë e hapjes së shoqërisë “arkivat nga institucione të mbyllura e të frikshme” u shndërruan në “institucione të hapura në një shoqëri të lirë e të hapur” ku krahas funksioneve institucionale të ligjëruari, fillojë të luajë një rol të rëndësishëm, në funksion të shërbimit jo vetë institucional por edhe qytetar.

Fjalët kyçe:

Ligj arkivor, dokument, arkiv, bibliotekë-arkiv, muze-arkiv, fuqi prapavepruese

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-17

Si të citoni

Sejdini, E. (2023). Mendimi arkivor shqiptar. Probleme dhe zgjidhje teorike – praktike. Arkivat Shqiptare, 55(1-2), 117–126. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/779