Digjitalizimi dhe ruajtja digjitale

Mundësi për ndryshim të proceseve dhe metodave të punës së arkivistit

Autorët

  • MA Bekim Aliu Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Abstrakti

Punimi do të vë në pah se proceset e punës dhe fazat nëpër të cilat  kalon digjitalizimi i dokumenteve arkivore ndryshojnë nga fondi në fond dhe varen kryekëput nga kërkesa, gjendja fizike dhe informacionet përcjellëse të fondit apo koleksionit arkivor. Digjitalizimi është pjesë e pandashme e çdo institucioni arkivor dhe luan rolin qendror në ruajtjen dhe qasjen në informacion mbi dokumentet arkivore. Digjitalizimi, si proces i punës në krijim, menaxhim dhe arkivim të dokumenteve arkivore, nuk qëndron më në skaje të kundërta të procesit të rregullimit dhe përpunimit të fondeve dhe koleksioneve arkivore, por është i integruar gjatë gjithë rrugës e, po ashtu, mund edhe t’u paraprijë të njëjtave.

Fjalët kyçe:

Digjitalizim, fonde, dokumente, informacione, arkivist, sisteme

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2021-10-17

Si të citoni

Aliu , B. . (2021). Digjitalizimi dhe ruajtja digjitale: Mundësi për ndryshim të proceseve dhe metodave të punës së arkivistit. Arkivat Shqiptare, 56(1-2), 93–98. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/79