Mjetet informative shkencore në arkiva
Abstrakti
Detyrë e çdo arkivi në të gjitha vendet e botës, edhe në vendin tonë, është të ofrojë në shfrytëzim dokumente arkivore të cilat janë pjesë e trashëgimisë së shkruar kulturore. Një ndër detyrat themelore të punës në arkiva është edhe përpilimi i mjeteve informative-shkencore. Përpilimi i këtyre mjeteve rrjedh nga qëllimet themelore dhe detyrat e arkivit, që nga mbrojtja e lëndës arkivore e deri te shfrytëzimi i saj. Andaj, gjatë procesit të punës për përpunimin e lëndës arkivore është i domosdoshëm hartimi i mjeteve informative-shkencore. Patjetër duhet theksuar se ato krijohen në bazë të parimeve dhe kritereve të caktuara, pra duhet pasur gjithmonë parasysh se përpilohen me qëllim të informimit të komunitetit. Pra, janë pjesë e komunikimit arkiv-komunitet. Në këtë punim do të trajtohen disa prej mjeteve informative-shkencore, pasi që secila prej tyre ka specifikat, domethënien dhe rolin e vet.