Metodologjia e riskut, një risi për mirëmenaxhiminin e veprimtarisë së trupës inspektuese të drejtorisë së përgjithshme të arkivave

Autorët

  • Dr. Endrit Musaj
  • MA Ylber Ramaj

Abstrakti

Inspektimi i institucioneve shtetërore, për ta kontrolluar ecurinë e punës me dokumente, është një detyrim ligjor si dhe një mekanizëm i rëndësishëm i cili ndikon në përmirësimin e shërbimit arkivor në subje-ktet shtetërore dhe në funksionimin normal të veprimtarisë institucionale të tyre. Veprimtaria e institucioneve shtetërore pasqyrohet te dokumenta-cioni që ato krijojnë, ruajnë dhe administrojnë. Për arritjen e përsosmërisë të punës me dokumente, unifikimin e pro-cesit dhe përmirësimin e shërbimit arkivor në subjektet shtetërore, duhet një sistem monitorimi, i ndërtuar saktë dhe lehtësisht i qasshëm nga trupa inspektuese. Për arritjen e këtij qëllimi Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, krahas sistemit “e-inspektimi” të ndërtuar nga Inspektorati Qendror për menaxhimin e veprimtarisë inspektuese, ka dizajnuar një sistem në formë “databaze” efikase për monitorimin e subjekteve shtete-rore.
Me zbatimin e këtij sistemi “Databazë” me të dhëna arkivore të institu-cioneve shtetërore, edhe mundësia për hartimin e programeve të inspek-timit në bazë risku është lehtësisht më e menaxhueshme. Qëllimi i kësaj metodologjie është përcaktimi i parimeve bazë të vlerësimit të riskut gjatë përzgjedhjes dhe planifikimit të subjekteve plan-inspektimi nga trupa inspektuese e Drejtorisë së Inspektimit dhe Trajni-mit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Vlerësimi i riskut në proce-sin inspektues është një procedurë që duhet të bëhet në mënyrë të vazh-dueshme, duke evidentuar dhe vlerësuar subjektet në nivel risku.

Fjalët kyçe:

inspektim, arkiv, monitorim, databazë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-18

Si të citoni

Musaj, E., & Ramaj, Y. (2023). Metodologjia e riskut, një risi për mirëmenaxhiminin e veprimtarisë së trupës inspektuese të drejtorisë së përgjithshme të arkivave. Arkivat Shqiptare, 57(1-2), 173–188. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/813