Roli i administratës publike në menaxhimin dhe ruajtjen e dokumentacionit publik
Abstrakti
Dokumentet e shkruara, fotografitë, dokumentet në zë, elektronike ose në mënyra të tjera janë dëshmi e kohës kur janë krijuar. Ato ruajnë përjetësisht kujtesën njerëzore, përkatësisht thesarin kulturor, trashë-giminë kulturore të një populli, treve ose të një vendi. Debati mbi rolin e administratorit publik në menaxhimin dhe ruajtjen e dokumentacionit është kompleks dhe vazhdon edhe në ditët e sotme. Qëllimi i këtij punimi synon të hulumtojë rolin që ka administrata pub-like në menaxhimin, ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit publik. Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë edhe ndryshimin e mënyrës dhe admi-nistrimit të dokumentacionit. Në këtë këndvështrim qëllimi specifik i këtij punimi është trajtimi dhe analiza e konceptit të sistemimit tradicio-nal dhe modern të dokumentacionit publik në institucionet shtetërore. Përdorimi i metodave historike, analizës, krahasimit, do të mundësojnë gjetjen e rezultateve dhe rekomandimeve lidhur me rolin e administratës publike në menaxhimin, ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit publik.