Roli i arkivave dhe politikave arkivore në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Autorët

  • MA Dorina Shaholli

Abstrakti

Arkivat janë asete të paçmuara për shoqërinë pasi shërbejnë si urë lidhëse dhe komunikimi midis epokave të shoqërisë dhe gjeneratave të njerëzimit. Kjo vlerë e pamohueshme e tyre krijon një raport të ngushtë të arkivave me publikun, ndaj dhe institucionet arkivore duhet ta mbështesin kulturën e arkivave të hapura brenda hapësirës që i lejon legjislacioni i brendshëm, etika apo kërkesat e veçanta të donatorëve. E drejta për të ditur, përfshirë mirinformimin se çfarë përmbajnë arkivat është, njëkohësisht, e drejtë individuale dhe kolektive. Ashtu sikurse është e drejta e qytetarit për informim, po ashtu është dhe e drejta për të pasur qasje në dokumentet publike. Qëllimi kryesor në këtë punim është të nxjerrë në pah se si arkivat ndihmojnë për të mbështetur një pretendim të caktuar, për të shpjeguar ngjarje që kanë shkaktuar shkelje të të drejtave të njeriut, për t’i identifikuar autorët e këtyre shkeljeve, apo dhe se si ato u mundësojnë personave ta ushtrojnë të drejtën për të kundërshtuar në mënyrë efektive shkeljen e të drejtave të tyre. Kjo temë merr një rëndësi të veçantë pasi trajton një nga fushat më të ndjeshme të shoqërisë, e lidhur kjo me të drejtat që gëzon çdo individ, por duke pasur parasysh krijimin e balancave dhe kufizimeve në disa aspekte, me qëllim që të garantohet mbrojtja e të drej-tave të të tjerëve dhe të shmangen konfliktet. Gjithashtu, do të përmend disa nga aktet kombëtare dhe ndërkombëtare me fuqi juridike në të gjithë terri-torin e Republikës së Shqipërisë që garantojnë të drejtën për t’u informuar mbi dokumentet publike dhe qasjen në arkiva.

Fjalët kyçe:

Arkiv, qasje, të drejta, akte kombëtare dhe ndërkombëtare

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-19

Si të citoni

Shaholli, D. (2023). Roli i arkivave dhe politikave arkivore në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Arkivat Shqiptare, 58(1-2), 15–22. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/821