Ndikimi i pandemisë Covid-19 në ecurinë e zhvillimit normal të punës në arkivat e Kosovës

Autorët

  • MA Fikrije Berisha

Abstrakti

Bota në dy vjetët e fundit u përballë me pandeminë Covid-19, e cila la pasojat në të gjitha fushat, edhe në arkivistikë. Bazuar në përvojën e AShAK-së dhe përvojën time personale si punonjëse në këtë institucion, në kumte-sën time do të vë në diskutim pandeminë Covid-19 në përditshmërinë tonë, praninë e punonjësve në punë, mundësinë e kërkesave të qytetarëve për qasje në arkiva dhe dokumente arkivore në AShAK e kështu me radhë. Këtu do të vëmë në dukje problemet që kanë lindur si pasojë e mbylljes se plotë ose mbylljes gjysmë të plotë gjatë këtyre dy vjetëve. Do të trajtohen shembujt pozitivë dhe negativë të cilët i kemi hasur gjatë kësaj kohe në kërkimin e dokumenteve arkivore në AShAK. Gjithashtu, në bazë të përvojës sonë, do të jepen edhe disa rekomandime mbi bazën e të cilave AShAK, por edhe arkivat e tjera, duhet t’i kenë parasysh nëse jo tani, në të ardhmen gjithsesi, në mënyrë që të krijohen kushte të favorshme për punën e qetë të studiuesve dhe punonjësve në arkiva “edhe në kushte pandemie”.

Fjalët kyçe:

arkivi, hulumtuesit, kërkesa, lënda arkivore, pandemia, rekoman-dime

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-19

Si të citoni

Berisha, F. (2023). Ndikimi i pandemisë Covid-19 në ecurinë e zhvillimit normal të punës në arkivat e Kosovës. Arkivat Shqiptare, 58(1-2), 43–52. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/824