Historiku i fondkrijuesit të Komitetit Ekzekutiv i Këshillit popullor i Rrethit Përmet 1945-1965

Autorët

  • Dr. Lorenc Agalliu

Abstrakti

Fondet arkivore të komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve janë fondet kryesore që ruhen dhe administrohen nga arkivat shte-tërore vendore. Gjatë përpunimit tekniko-shkencor të dokumenteve arkivore të këtyre fondeve shpesh arkivistët hasin në vështirësi lidhur me ndërtimin e struk-turave dhe përcaktimin e tyre sipas emërtimeve të sakta. Kjo vjen si rezul-tat i mosnjohjes nga ana e arkivistëve të detyrave dhe kompetencave që kanë pasur këto institucione të pushtetit vendor, pasi këto institucione tashmë janë të mbyllura. Vështirësia e përpunimit të fondeve arkivore shtohet edhe më tej në ato raste, kur fondi është krejtësisht i papërpunuar dhe kur veprimtaria e tij shtrihet në një hark kohor relativisht të gjatë. Metodologjia e përdorur në këtë studim është ajo e hulumtimit të doku-menteve arkivore të fondit të Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit Përmet, për vitet 1945 e deri në vitin 1965 dhe krahasimi i tyre, për t’i evidentuar ndryshimet strukturore që ka pësuar ky fond gjatë periudhës së marrë në shqyrtim.
Qëllimi i këtij punimi është t’u vijë në ndihmë arkivistëve, por edhe stu-diuesve të gjerë, për ta njohur përbërjen strukturore të këtij fondkrijuesi, funksionet dhe detyrat e tij, si dhe për të bërë një analogji me institucione të tjera të këtij lloji, për formën e organizimit, kompetencat dhe veprimta-rinë e tyre. Gjithashtu, studimi synon t’i nxisë arkivistët, studentët dhe stu-diuesit, që nëpërmjet arkivave, të thellohen më tej në çështje të hulumti-meve historike për veprimtarinë e institucioneve shtetërore dhe organi-zimin e tyre.

Fjalët kyçe:

Dokumente, fondkrijues, komitet ekzekutiv, Përmet, strukturë

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-19

Si të citoni

Agalliu, L. (2023). Historiku i fondkrijuesit të Komitetit Ekzekutiv i Këshillit popullor i Rrethit Përmet 1945-1965. Arkivat Shqiptare, 58(1-2), 53–62. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/825