Aktivitetet ideopolitike të Lidhjes Komuniste të Kosovës për shuarjen e “aksioneve armiqësore” të Shqiptarëve sipas një dokumenti të vitit 1983

Autorët

  • MA Vullnet Iseni

Abstrakti

Përderisa demonstratat e vitit 1968 në Kosovë ndikuan pozitivisht në ngritjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të shqiptarëve në Jugosllavi, sidomos pas Kushtetutës së vitit 1974, në anën tjetër demonstratat e vitit 1981, duke filluar me demonstratat studentore të organizuara gjatë muajve mars-prill të të njëjtit vit në Prishtinë dhe nëpër qytete të tjera të Kosovës, do të jenë si pretekst që autoritetet komuniste jugosllave të ndërmarrin masa të dhunshme për, gjoja, shuarjen e “aksionit armiqësor”, përkatësisht “kundër-revolucionit” në Kosovë, i nxitur dhe i udhëhequr nga “forcat nacionaliste dhe irredentiste shqiptare”. Për të parë më së afërmi se çfarë qasje pati udhëheqja politike e Jugosllavisë, respektivisht Lidhja Komuniste e Komi-tetit Krahinor të Kosovës ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e të Kosovës në veçanti, e pamë të arsyeshme ta botojmë dokumentin, përkatësisht infor-matën për aktivitetin ideopolitik të Lidhjes Komuniste të Kosovës gjatë muajit shtator të vitit 1983. Në dokument përshkruhet fillimi normal dhe i suksesshëm i vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat e arsimit fillor, të mesëm, të lartë e në fakul-tete, konkretizimi dhe zbatimi i detyrave nga programi afatgjatë i stabi-lizimit ekonomik, stabilizimi i gjendjes politike e të sigurisë, pengimi i shpërnguljeve të serbëve e të malazezëve, pengimi i veprimtarisë armiqë-sore dhe identifikimi i aktorëve, ngritja ideopolitike dhe arsimi marksist i anëtarëve të LK-së si dhe çështjet e tjera vijuese ishin në qendër të vëmen-djes e të organizimit të anëtarëve, organizatave e organeve të Lidhjes Komu-niste të Kosovës edhe gjatë muajit shtator. Dokumenti prej 10 faqesh gjendet në Arkivin Shtetëror të Republikës së Sllovenisë (AS 1589 IV šk.1394). Meqenëse deri më tash nuk është publikuar, e pamë të arsyeshme të njëjtin ta paraqesim të plotë.

Fjalët kyçe:

Lidhja Komuniste e Kosovës, “aksionet armiqësore”, shqiptarët, demonstratat

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-19

Si të citoni

Iseni, V. (2023). Aktivitetet ideopolitike të Lidhjes Komuniste të Kosovës për shuarjen e “aksioneve armiqësore” të Shqiptarëve sipas një dokumenti të vitit 1983. Arkivat Shqiptare, 58(1-2), 63–70. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/826