Përshkrimi arkivor, përkufizime, objektiva dhe impakti i teknologjisë së informacionit
Abstrakti
Zhvillimi i standardeve në përshkrimin arkivor dhe përshkrimi i hollë-sishëm i individëve të veçantë, familjeve dhe institucioneve, është në fazën fillestare. Ka përpara mjaft sfida intelektuale, teknike, kulturore, gjuhësore e politike në të cilat kërkohet impenjim deri në përfundimin me sukses. Në brendësi të sistemit identifikimi, regjistrimi i emrave, përshkrimi, si dhe marrë-dhëniet në mes të individëve, familjeve e institucioneve dokumentohet me kujdes. Thelbësor për këtë sistem përshkrues është kontrolli administrativ i njëanshëm i teknologjisë, infrastrukturës intelektuale e profesionale që merren me informacionin. Realizimi efikas i përshkrimit arkivor kërkon standard dhe sistem të zhvilluar, të administruar dhe mbrojtur në formë bashkëpunuese. Kjo do t’u shërbejë si interesave të individëve dhe më gjerë. Institucionet e ndryshme që administrojnë trashëgimitë kulturore, muzetë, bibliotekat etj. kanë nevojë të ndajnë informacionet dhe përvojat, si suk-seset ashtu edhe dështimet. Duke u mbështetur në besimin reciprok do të jemi në gjendje t’i baraspeshojmë nevojat tona individuale me interesat e përbashkëta për realizimin e shfrytëzimit të plotë të trashëgimisë sonë të përbashkët.