Një vështrim krahasues mbi tipologjinë gjuhësore të dokumentit zyrtar në shqipëri në dy periudha historike

(1945-1990 vs 1990 dhe në vazhdim)

Autorët

  • Prof. as. dr. Anyla Saraçi

Abstrakti

Arkivat janë vendet kryesore ku gjenden burime të shkruara historike- arkivore. Në Shqipëri arkivat, si institucion, kanë një histori prej më shumë se 70 vjetësh. Pas Luftës së Dytë Botërore nevoja e ngritjes dhe e fun-ksionimit të një strukture shtetërore solli në vëmendje domosdoshmërinë e grumbullimit të dokumenteve të periudhave të ndryshme historike, njëkohësisht edhe përgatitjen e dokumenteve të reja me karakter politik, juridik, ekonomik etj. Përpilimi i dokumenteve zyrtare sipas një strukture unike nuk është thjesht problem forme. Si rrjedhim, në periudha të ndrysh-me ato reflektojnë përmbajtje specifike, të cilat materializohen përmes një forme të caktuar. Në shërbimin arkivor është formuluar dhe ngulitur një mënyrë e caktuar pune, një sjellje profesionale ndaj dokumenteve, pava-rësisht se cili është fondkrijuesi dhe në ç’raport gjendet me politikën, është ushtrues i saj apo përkundrazi, vuan pasoja nga ajo. Njohja e rrugës që ka përshkruar dokumenti që nga krijimi dhe konsolidimi i tij në periudha të ndryshme historike ka qenë një detyrim që nxiti të gjitha institucionet fondkrijuese të jenë të unifikuara. Dokumentet e marra në shqyrtim në këtë trajtesë përfshijnë dy periudha të ndryshme historike të karakterizuara nga sisteme të ndryshme ekono-miko-shoqërore dhe politike. Si rrjedhim tipologjia e dokumenteve është e ndryshme, ndërtimi i tyre paraqet disa dallime, mbi të gjitha ndryshojnë në përmbajtje. Materiali i përfshirë është i larmishëm, pasi i përgjigjet larmisë tematike dhe kohore të dokumentacionit dhe informacionit të ruajtur në arkivat e Shqipërisë. Nga një vështrim krahasues i ndërtimit strukturor dhe gjuhësor të dokumenteve zyrtare të këtyre periudhave, mund të zbërthehet se si funksionon një organizim i caktuar shtetëror, si komunikohet ndërmjet institucioneve dhe çfarë vlere merr dokumenti zyrtar për dëshmimin e periudhave të ndryshme historike.

Fjalët kyçe:

Shkenca arkivore; tipologji e dokumenteve; strukturë gjuhë-sore; histori e arkivave; gjuhësi

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-19

Si të citoni

Saraçi, A. (2023). Një vështrim krahasues mbi tipologjinë gjuhësore të dokumentit zyrtar në shqipëri në dy periudha historike: (1945-1990 vs 1990 dhe në vazhdim). Arkivat Shqiptare, 58(1-2), 81–92. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/828