Dokumentet arkivore të fondit të inspektoratit të arsimit në Prizren
Abstrakti
Një nga fondet që ka rëndësi të veçantë për njohjen e zhvillimit të arsi-mit shqip në Kosovë është fondi i Inspektoratit të Arsimit në Prefekturën e Prizrenit (1941-1945).
Dokumentet që ruhen në këtë fond na mundësojnë të ndriçojmë aspekte të rëndësishme të historisë së arsimit në Kosovë në periudhën në fjalë. Përmes tyre na mundësohet t’i njohim rrethanat historike e politike të kohës, emrat dhe vendndodhjen e objekteve shkolle, emrat e bartësve përgjegjës të inspektoratit, si dhe aspekte të tjera pedagogjike mjaft të rëndësishme për ta shkruar historinë e arsimit shqip në Kosovë në vitet 1941-1944.
Fondi i dokumenteve të Inspektoratit të Arsimit në Prizren përbën fakte që dëshmojnë angazhimin e duhur të intelektualëve të mëdhenj të kohës, siç ishin: Ernest Koliqi, Mehmet Gjevori, Tajar Hatipi etj., si dhe vetëdijen e popullit për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe etj.