Arkivi i personave të zhdukur në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, zhvillimi dhe sfidat e tij
Abstrakti
Arkivi ruan përjetësinë e kujtesës shoqërore dhe njerëzimit përgjithë-sisht dhe është thesar i një shoqërie, kombi dhe vendi, prandaj quhet “memorie e shoqërisë”. I tillë është edhe Arkivi i Personave të Zhdukur në Institutin e Mjekësisë Ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, i cili është themeluar në vitin 2005. Arkivi i Personave të Zhdukur, përveç që paraqet një rëndësi të veçantë historike, njëkohësisht është edhe dokumentues i ngjarjeve të dhimbshme që kanë ndodhur anekënd Kosovës gjatë viteve 1998-1999, ku përfshihen masakrat masive, vrasjet e zhdukjet e personave. Pas përfundimit të luftës më 1998-1999, së bashku me shumë shkatë-rrime dhe humbje, Kosova është përballur me fenomenin e personave të zhdukur, ku është vlerësuar se një numër prej 6 000 personash janë zhdu-kur dhe se për fatin e tyre nuk dihej asgjë. Me regjistrimin e personave të zhdukur janë krijuar dosjet për secilin. Me këtë rast është shtruar domosdoshmëria e ruajtjes së tyre në formë zyrtare dhe, si rrjedhojë, është krijuar Arkivi i Personave të Zhdukur në kuadër të Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore nën UNMIK. Arkivi i Personave të Zhdukur konsiderohet me rëndësi të veçantë dhe, si i tillë, shumë specifik, pasi që në vete ngërthen një histori me përmbajtje sa të dhimbshme po aq dhe të lavdishme për Kosovën.