Fondet personale në arkivin e Kosovës
rëndësia e tyre dhe një si model
Abstrakti
Fondet arkivore personale përbëhen nga një numër i dokumenteve të krijuara në mënyrë organike gjatë jetës dhe punës së individëve të cilët kanë pasur rol me rëndësi në jetën shoqëro-politike të një komuniteti a të një vendi. Krahas fondeve dhe koleksioneve të përgjithshme, në Arkivin e Kosovës ruhen edhe një numër i konsiderueshëm i fondeve personale me prejardhje të ndryshme, të cilët paraqesin dëshmi të rëndësishme dhe me vlerë për studimin e historisë lokale, rajonale dhe të personaliteteve të shquara të jetës publike, kulturore dhe shoqërore-politike të vendit tonë. Punimi ynë synon të nxjerrë në pah vlerën dhe rëndësinë e përdorimit e të shfrytëzimit për nevoja shkencore të këtyre fondeve që ruhen në Arki-vin e Kosovës, si dhe ta paraqesë edhe nevojën për mbrojtjen dhe digjitali-zimin e tyre si një mundësi e domosdoshme për ruajtjen e këtyre fondeve dhe si lehtësim për qasje më efikase të të interesuarve.