Koleksioni i fotografive në arkivin e Kosovës si burim për kërkime etnografike

Autorët

  • Dr. Valon Shkodra

Abstrakti

Historia, po edhe shkencat e tjera që merren me ndriçimin e së kaluarës njerëzore, më së shumti u kushtojnë rëndësi burimeve të shkruara, duke neglizhuar ose duke mos i kushtuar vëmendje të duhur llojeve të tjera të burimeve si, fjala vjen, rrëfimeve a kujtimeve orale, fotografive etj., duke i konsideruar ato, me pa të drejtë, si bartëse të të dhënave më të pakta, ndaj dhe më pak të vlefshme për t’i studiuar. Megjithatë, fotografitë, qoftë si material brenda një fondi arkivor, qoftë si pjesë e një koleksioni të veçantë të fotografive, të ruajtura ndër posedues a koleksionues privat apo nëpër arkiva, paraqesin vlera të rëndësishme dokumentare për të njohur dhe ndriçuar trashëgiminë kulturore të një komuniteti a të një vendi ndaj, si të tilla, janë burim me vlerë për kërkime në fushën e historisë në përgjithësi dhe të etnografisë në veçanti. Në Arkivin e Kosovës ruhet një koleksion mjaft i pasur i fotografive të personaliteteve, ngjarjeve, monumenteve dhe objekteve të ndryshme, të lagjeve, të çarshive, të shtëpive, të rrugëve, të zejeve dhe të zejtarëve të kohës, të cilat fotografi na ofrojnë të dhëna me rëndësi për kërkime dhe studime në fushën e trashëgimisë kulturore në përgjithësi. Duke e pasur parasysh këtë fakt, në kumtesën tonë do t’i trajtojmë dhe do t’i vështrojmë veçan ato fotografi të koleksionit që ruhen në Arkivin e Kosovës, të cilat ofrojnë informacione dhe na ndihmojnë për kërkime të mëtejme për fushat e sipërpërmendura.

Fjalët kyçe:

Arkivi i Kosovës, koleksion, fotografi, etnologji, kërkime, studime

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-19

Si të citoni

Shkodra, V. (2023). Koleksioni i fotografive në arkivin e Kosovës si burim për kërkime etnografike. Arkivat Shqiptare, 58(1-2), 123–130. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/832