Kolonizimi i Ulqinit me popullsi malazeze në shek. XIX sipas dokumenteve arkivore

Autorët

  • Dr. Nail Draga

Abstrakti

Nga dita e dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi nga Perandoria Osmane më 26 nëntor 1880, në strategjinë e politikës shtetërore malazeze ishte ndryshimi i strukturës etnike në këtë krahinë e cila dominohej nga popullsia shqip-tare. Në lidhje me këtë çështje në Arkivin Shtetëror të Malit të Zi ekziston një lëndë e pasur e cila është pak e njohur për opinionin shqiptar. Në kumtesë do të paraqiten të dhëna me interes që dëshmojnë vendosjen e popullsisë sllave, përkatësisht kolonizimin e territorit të Ulqinit e rrethinës së tij, nga viti 1881 e deri në vitin 1900. Kemi të bëjmë me procesin e kolonizimit filli-misht në rrethinë e më pas në qytetin e Ulqinit, ku janë vendosur rreth 400 familje kolonësh nga vende të ndryshme në Mal të Zi. Ngjarje të veçantë paraqet kolonizimi në Malin e Brisë, ku për këtë çështje është miratuar një ligj i veçantë në Kuvendin e Malit të Zi (1910). Nga një veprim i tillë i push-tetit dhe administratës malazeze ndryshoi struktura etnike e popullsisë por, megjithatë, shqiptarët mbetën popullsia shumicë në këtë mjedis.

Fjalët kyçe:

Politika shtetërore malazeze, vendbanimet me kolonë, ndryshimi i strukturës etnike, rasti i Malit të Brisë

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-19

Si të citoni

Draga, N. (2023). Kolonizimi i Ulqinit me popullsi malazeze në shek. XIX sipas dokumenteve arkivore. Arkivat Shqiptare, 58(1-2), 131–142. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/833