Isa Boletini në dokumentet osmane

Autorët

  • Dr. Hatixhe Ahmedi

Abstrakti

Një ndër figurat që zë vend me rëndësi në historinë tonë kombëtare është figura e Isa Boletinit. Isa Boletini jetoi dhe veproi në kapërcyell të dy periudhave të ndryshme kohore, në dekadat e fundit të Perandorisë Osmane dhe në vitet e para të paslargimit të saj nga trojet tona. Një pjesë të madhe të jetës ai e kaloi në Stamboll dhe atje veproi. Për këtë periudhë të veprim-tarisë së tij ka një numër të madh të dokumenteve në gjuhën osmane. Kjo është e kuptueshme, sepse Isa Boletini kreu disa funksione dhe shërbeu në detyra të ndryshme brendapërbrenda perandorisë, por edhe udhëhoqi një sërë kryengritjesh me karakter kombëtar, të cilat sigurisht që do të traj-toheshin nëpër kancelaritë dhe dokumentet e kohës. Nisur nga kjo, në punimin tonë do t’i përmendim dhe do t’i paraqesim disa dokumente osmane, nga shumë sosh, që ruhen në Arkivin Shtetëror Osman të Presidencës në Republikën e Turqisë, të cilat bëjnë fjalë për veprimtarinë e Isa Boletinit nëpër Kosovë, por edhe në vetë qendrën e Perandorisë Osmane në Stamboll.

Fjalët kyçe:

Isa Boletini, dokumente, arkivat osmane

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-19

Si të citoni

Ahmedi, H. (2023). Isa Boletini në dokumentet osmane. Arkivat Shqiptare, 58(1-2), 143–158. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/834