Isa Boletini në dokumentet malazeze

Autorët

  • Hajrullah Hajdari

Abstrakti

Pas shtypjes së kryengritjes së Kosovës (1910) grupe të mëdha njerëzish nga Kosova, së bashku me disa nga prijësit e lëvizjes kombëtare, u dety-ruan ta braktisin vendin e vet dhe kërkuan strehim në Mal të Zi. Një ndër ta, madje i pari, që erdhi në Mal të Zi ishte Isa Boletini, i cili fillimisht u vendos në Nikshiq. Ky strateg popullor, organizator dhe udhëheqës i Lëvizjes për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, qëndroi disa vjet në këtë vend, ku vritet pabesisht nga dora e armikut - xhandarët malazezë, në Podgoricë, më 23 janar 1916, po atë ditë kur ushtria austro-hungarezi hyri në Mitrovicë. Shtypi i Malit të Zi qëndrimit të refugjatëve shqiptarë, veçanërisht të Isa Boletinit, i ka kushtuar kujdes të veçantë, ndërsa në Arkivin Shtetëror të Malit të Zi (fondi i MPB dhe MPJ dhe Konsullata malazeze në Shkodër) ruhen shumë dokumente të cilët hedhin dritë mbi ardhjen, jetën dhe veprimtarinë e tij dhe shqiptarëve të tjerë gjatë qëndrimit të tyre në Mal të Zi. Disa dokumente për Isa Boletinin gjenden edhe në Institutin Historik të Malit të Zi. Ky punim ka për qëllim të nxjerrë në pah disa aspekte pak të njohura ose aspak të njohura për veprimin e organeve zyrtare të Malit të Zi ndaj refugjatëve shqiptarë dhe vetë Isa Boletinit.

Fjalët kyçe:

Kryengritja e Kosovës, Isa Boletini, emigrantë, Mali i Zi, Nikshiq, Cetinë, Podgoricë

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-19

Si të citoni

Hajdari, H. (2023). Isa Boletini në dokumentet malazeze. Arkivat Shqiptare, 58(1-2), 159–174. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/835