Politika e jashtme e Qeverisë së përkohshme të Vlorës sipas dokumenteve arkivore

Autorët

  • PhDc. Gea Sulo

Abstrakti

Moment i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, përbën pikën e kthesës mes të djeshmes dhe të ardhmes së kombit shqiptar. Akti i shpalljes së pavarësisë hidhte themelet e jetës së pavarur shtetërore, por ky akt do të pasohet në vazhdimësi me një sërë detyrash madhore që i përkisnin politikës së brendshme dhe të jashtme të shtetit të ri.
Ishte ky kuvend i cili me krijimin e Qeverisë e Përkohshme të Vlorës, në krye të së cilës kryeministër u vendos vetë Ismail Qemali, miratoi edhe faktin që kryeministri ta mbante edhe pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme. Me këtë kemi dhe fillimin e punës për organizimin e veprimtarisë diplomatike të shtetit të ri shqiptar. Hapi i parë fillon me njoftimin e Fuqive të Mëdha dhe të qeverive të shteteve fqinje mbi këtë ngjarje të jashtëzakon-shme të jetës kombëtare shqiptare. Dhe kjo bëhet nëpërmjet një letre të nën-shkruar nga vetë Ismail Qemali ku, ndër të tjera, shkruhet se: “Shqiptarët gëzohen që mundën me hy në familjen e popujve të lirë të Orientit, dhe tue mos pasë tjetër qëllim veçse me jetue në paq me të tanë shtetet fqinje...”. Një orientim ky edhe në lidhje me politikën e jashtme të shtetit të ri. Në ditët dhe vitet në vazhdim politika e jashtme e shtetit të ri shoqërohet me veprimtari të etshme nga ana e përfaqësuesve, te Fuqitë të Mëdha të kohës, te shtetet fqinje e deri dhe te Porta e Lartë, duke i kërkuar njohjen ndërkombëtare të aktit të madh të pavarësisë, që shoqërohej me shkëputjen e plotë nga Perandoria Osmane. Pra njohjen e shtetit të ri të pavarur shqiptar dhe të qeverisë së parë kombëtare. Menjëherë filloi puna për përgatitjen e një grupi përfaqësues për në Londër, ku kishin filluar punimet e Konferencës së Ambasadorëve. Misioni diplomatik i tyre do të ishte njohja nga pjesëmarrësit e Konferencës të shte-tit të pavarur shqiptar. Vendimi i parë që lidhet me këtë aspekt i përket datës 5 dhjetor 1912, ku ministri i Punëve të Jashtme ngarkohet me përgatitjen e misionit diplo-matik. Më 8 dhjetor miratohen tezat politike që do t’i shërbenin këtij misioni dhe më 9 dhjetor miratohen anëtarët përfaqësues për në Konferencën e Ambasadorëve. Të gjitha përgatitjet u bënë që Qeveria e Përkohshme e Vlorës, si përfaqësuese e të gjithë shqiptarëve, të paraqitej me dinjitet në përballjen e saj të parë në arenën ndërkombëtare. Në morinë e dokumentare që arkivi ynë ka në fondin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, në këtë referim do t’i veçojmë vetëm ato që kanë të bëjnë me veprimtarinë diplomatike të kësaj qeverie. Synimi është që në mënyrë kronologjike t’i pasqyrojmë burimet dokumentare që lidhen vetëm me politikën e jashtme të shtetit të ri shqiptar.

Fjalët kyçe:

Qeveria e Përkohshme e Vlorës, Ismail Qemali, Fuqitë e Mëdha, Konferenca e Ambasadorëve

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Botuar

2023-05-19

Si të citoni

Sulo, G. (2023). Politika e jashtme e Qeverisë së përkohshme të Vlorës sipas dokumenteve arkivore. Arkivat Shqiptare, 58(1-2), 175–182. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/836