Njohja e Atë Gjergj Fishtës në arkivin e institutit të gjuhësisë dhe letërsisë pranë akademisë së studimeve Albanologjike, Tiranë

Autorët

  • Dr. Rovena (Vata) Mikeli

Abstrakti

Atë Gjergj Fishta, personaliteti më i rëndësishëm jo vetëm i letërsisë në veçanti, por edhe i historisë kombëtare në përgjithësi, i njohur si “Homeri shqiptar”, është shkrimtari i letërsisë shqipe që lëvroi disa aspekte të rëndësishme të saj.
Atë Gjergj Fishtën pa mëdyshje mund ta quajmë ‘arkeolog’ të fjalës shqipe, pasi çdo fjalë e shkruar nga ai është përdorur në vendin e duhur, në momentin e duhur dhe në kohën e duhur. Fjala fishtjane është aktuale edhe sot e kësaj ditë në realitetin që jetojmë dhe përjetojmë. Mbase sot fjalët e tij janë edhe më aktuale sesa në kohën kur ai i la të shkruara! Duke iu referuar thirrjes për pjesëmarrje dhe temës bosht, menduam që në këtë paraqitje të referohemi në arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë, për të marrë në shqyrtim se cilat janë avantazhet që sjell ky arkiv në lidhje me këtë personalitet të letrave shqipe. Dosjet për Atë Gjergj Fishtën nuk janë të pakta. Aspekti letrar është trajtuar më së shumti nga studiues dhe njohës të mirë të veprës dhe imazhit fishtjan, por janë të arkivuara në dosje të veçanta edhe dorëshkrimet e tij. Në dokumentet arkivore pranë IGJL-së trajtoheshin disa tema delikate dhe të shumëfishta lidhur me mendimin e Atë Fishtës, siç ishin çështjet e teorisë së metrikës shqipe. Atë Gjergj Fishta kryeveprën e tij Lahuta e Malcís e shkroi në vargun popullor dhe kombëtar, duke përdorur tetërrokëshin, e quajtur nga vetë Atë Gjergj Fishta si pronë shpirtërore amtare.

Fjalët kyçe:

Satira, 8 rrokëshi, metrika shqipe, dramaturgjia, historia kombëtare

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-19

Si të citoni

Mikeli, R. (2023). Njohja e Atë Gjergj Fishtës në arkivin e institutit të gjuhësisë dhe letërsisë pranë akademisë së studimeve Albanologjike, Tiranë. Arkivat Shqiptare, 58(1-2), 183–196. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/837