Mitropolia e Beratit në shekuj

Autorët

  • Adriana Qafa
  • Andrea Llukani

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v12i29-30.3852

Abstrakti

Mitropolia e Beratit e ka origjinën që nga vitet apostolike. Nëpër Apoloni kalonte dega jugore e Udhës Egnatia në stacionin që romakët e quanin Clodiana. Kristianizimi i Apolonisë mendohet të jetë bërë që në shekullin e parë pas Krishtit prej apostull Pavlit, i cili dorëzoi në gradën episkopale Marinin. Në Kodikun e Bibliotekës së Jerusalemit, Marini renditet në vendin e 56 pas shën Qesarit, episkopit të Durrësit. Në kohën e Dioklecianit, në shek. II pas Krishtit qyteti i Beratit përfshihej në provincën e Epirit të Ri. Në shekullin V në fronin e Perandorisë Bizantine u ngjit Pulqeria, e motra e Theodhosit të Madh. Ajo u martua me plakun Marcian dhe vizituan qytetin e Antipatreas (Beratin), të cilin e pagëzoi me emrin e saj Πουλχεριούπολις (Pulqeriopolis), që do të thotë qyteti i Pulqerias. Më 860 Beratin e përfshiu vala e parë e pushtimit bullgar, që zgjati deri në vitin 927. Megjithë pushtimin prej barbarëve, popullsia vazhdoi ta ruante besimin e krishterë. Madhështia e krishterimit në trevat e Ilirisë bëri që edhe pushtuesit bullgarë të përqafonin fenë kristiane. Pas këtij viti në Berat u rikthye sundimi bizantin, që vazhdoi deri në vitin 969. Pas këtij viti filloi vala e dytë e pushtimit bullgar, që vazhdoi deri në vitin 1018. Në këtë kohë bulgarët Beratin e quajtën Beligrad, që do të thotë qytet i bardhë. Në letër që papa i Romës Joani XII i dërgon Borisit të bullgarëve e vlerëson Beligradin si një seli të rëndësishme episkopale. Ndërsa Theofilakti i Ohrit e vlerëson episkopin e Beratit si “një njeri që shkëlqen nga dijet”. Me krijimin e Kryeepiskopatës së Ohrit më 1020, Berati kaloi në juridiksionin e kësaj episkopate. Me rënien e Perandorisë Bizantine më 1204, Berati u bë një nga selitë më të rëndësishme të Despotatit të Epirit. Në vitin 1417 Berati pushtohet nga osmanët gjatë sundimit të sulltan Mehmet Ngadhënjimtarit. Emrin Berat e mori në vitin 1431, në kohën e pushtimit osman. Pra fillimisht quhej Antipatrea, në vijim Pulqeriopolis, Belgrad dhe më në fund Berat.

Fjalët kyçe:

Mitropolia e Beratit, Udha Egnatia, Antipatrea, Pulqeriopolis, Belgrad, Berat

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Baçe, A, Meksi, A, Riza, E, Berati historia dhe arkitektura, Shtëpia botuese 8 nëntori, Tiranë: 1988.

  2. Gjika, Ilirjan, Apolonia, krishtërimi dhe Shën Pali, Metropol, 16 prill 2007, faqe 20-21.

  3. Gjika, Ilirjan, A e ka vizituar Shën Pali Apoloninë, Fjala, 22-29 maj 2005, faqe 4.

  4. Farlati, Daniele, Koleti, Jokob, Illyricum Sacrum, Vëllimi VII, dorëshkrim i përkthyer nga latinishtja nga Franko Ilia, Arkivi Qendror i Shtetit, Dosja Nr. 40, Viti 1963.

  5. Kaja, Arjan, Shyti, Xovani, Berati, gur i rëndë në historinë e qytetërimit shqiptar, Tema, 26 dhjetor 2007, faqe 12-13.

  6. Kondili, Pirro, Apostull Pavli në viset e Shqipërisë së sotme, Ngjallja, korrik 2008, faqe 5.

  7. Llojdia, Gëzim, Stadiumi i Amantias, një ndërtim nga më të rrallat në Ballkan, 55, 10 prill 2007, faqe 7.

  8. Meksi, Aleksandër, Arkitektura e kishave të Shqipërisë (shekujt VII-XV), Uegen, Tiranë: 2004.

  9. Meksi, Aleksandër, Kisha paleokristiane në qytetin e Amantias, Albania, 7 shtator 2007, faqe 21.

  10. Nihoritis, Kostas, Tradita e kultit të shtatë shenjtorëve, 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri, Tiranë: 2003.

  11. Nihoritis, Kostas, Tradita e kultit të shtatë shenjtorëve, Ngjallja, qershor 2002, faqe 9,10.

  12. Popa, Theofan, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë: 1998.

  13. Qazimi, Azem, Fjalor i Krishtërimit, Plejad, Tiranë: 2011.

  14. Rama, Luan, Shën Pali, ungjillori i Ilirisë, Le Radici, Anno 13, n.1, Aprile 2015, pagina 21.

  15. Regjistri i Sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë: 2017.

  16. Xhufi, Pëllumb, Nga Paleologët te Muzakajt. Berati dhe Vlora në shekujt XII-XV, Shtëpia botuese 55, Tiranë: 2009.

Downloads

Botuar

2024-02-07

Si të citoni

Qafa, Adriana, and Andrea Llukani. 2024. “Mitropolia E Beratit Në Shekuj”. Diskutime 12 (29-30):6-17. https://doi.org/10.58923/diskutime.v12i29-30.3852.