Situata me përdorimin e gjeoinformatikës në mësimin e gjeografisë në shkollat e mesme në rajonin e Anamoravës

Autorët

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v12i31-32.3872

Abstrakti

Gjeografia është shkenca e hapësirës dhe mjedisit e cila jep një kontribut të veçantë në përgatitjen e nxënësve për jetën, funksionimin e tyre në një shoqëri globale dhe ka një ndikim pozitiv në pavarësinë e tyre. Nëpërmjet studimit rajonal të hapësirës gjeografike synohet të ndihmojë nxënësit të analizojnë shpërndarjen hapësinore të fenomeneve gjeografike në mjedisin fizik dhe shoqëror, të gjejnë zgjidhje për çështjet botërore sot dhe të vlerësojnë nevojën për zhvillim të qëndrueshëm. Prandaj, si një rëndësi të veçantë është bërë një hulumtim për gjendjen aktuale të përdorimit të Gjeoinformatikës në shkollat e mesme të rajonit të Anamoravës, ku përfshihen tre qytete si; Gjilanit, Vitisë dhe Dardanës. Për të vërtetuar këtë hulumtim dhe përdorimin e gjeoinformatikës në mësimdhënie të lëndës së gjeografisë në shkollat e mesme të rajonit të Anamoravës, është formuluar një pyetësor për mësimdhënësit i cili më pas do të prezantohet me gjetjet e bazuara në përgjigjet e mësimdhënësve për këtë rajon. Aplikimi i metodologjisë bashkëkohore luan një rol të madh në këtë hulumtim dhe gjetja e rezultateve prezanton me saktësi rëndësinë e metodologjisë bashkëkohore në mësimdhënien e gjeografisë, e cila më vonë prezantohet më në detaje me grafikë, tabela etj. Ky hulumtim bazohet në vlerat shkencore dhe siç u tha më lart, është bërë posaçërisht për rajonin e Anamoravës, i dobishëm për mësuesit, nxënësit, si dhe për shoqërinë në përgjithësi. Megjithatë, literatura e mëposhtme do të shpjegojë më në detaje vlerat shkencore të kërkimit në fushën e gjeografisë, veçanërisht duke u fokusuar në studimin e literaturës për metodologjitë bashkëkohore në mësimdhënien e gjeografisë në shkollat e mesme nga autorë të ndryshëm.

Fjalët kyçe:

Anamoravë, mësimdhënie, shkollë, gjeoinformatikë

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Author Biography

Albina Basha- Halili, PhD. Cand, Primary School “Abdullah Tahiri”, Gjilan, Kosovo

PhD. Cand, Primary School “Abdullah Tahiri”, Gjilan, Kosovo. albinahalili1@gmail.com, orcid: https://orcid.org/0000-0001-5545-207X

References

  1. K. Mzuza, M., & Christo P. Van Der Westhuizen. (2019). Review on the state of GIS application in secondary schools in the southern African region. South African Geographical Journal, 2-17.

  2. Bednarz, S. (2004). Geographic information systems: a tool to support geography and environmental education? GeoJournal, 191-199.

  3. Dervishi, R., & Belegu-Caka, V. (2012). Roli i teknologjisë në e-mësim në shkollimin paraunivesitar . Konferenca e Seksionit të Shkencave të Filologjisë, Historisë dhe Kulturës (p. 202). Tiranë: Instituti Alb-Shkenca.

  4. Icekara, S. (2012). Do Geographic Information Systems (GIS) Move High School Geogrphy Education Forward in Tukey? A teacher's Perspective. Aplication of Geographic Information System, 83-100.

  5. Jakupi, A. (2005). Metodologjia e punes kerkimore shkencore. prishtine: Universitetii Prishtines.

  6. Kerski, J. J. (2003). The implementation and effectiveness of GIS in secondary education: Geographic. Journal Journal of Geography , 128-137.

  7. MASHT. (2016). Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës. Prishtinë: MASHT.

  8. Mexhuani, A. (2014). Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit. Prishtinë: Instituti Pedagogjik i Kosovës.

  9. Pottle, T. (2001). Geography and GIS: GIS Activities for Students. Irwin Publishing Ltd., 230.

  10. Tinker, G. E. (1992). Geography Education Standards Project [GESP],. Geography Education, 122.

Downloads

Botuar

2024-02-07

Si të citoni

Halili, Albina. 2024. “Situata Me përdorimin E gjeoinformatikës Në mësimin E Gjeografisë Në Shkollat E Mesme Në Rajonin E Anamoravës”. Diskutime 13 (31-32):46-55. https://doi.org/10.58923/diskutime.v12i31-32.3872.