Pavarësia, shtetformimi dhe probleme të memories historike

Rasti Mehmet Deralla

Autorët

  • Afrim Krasniqi

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.530

Abstrakti

Në 104 vjetët e shtetit shqiptar, ngjarja më e rëndësishme politike e shtetërore mbetet Kuvendi i Vlorës (1912), me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit. Proklamimi i pavarësisë, por edhe krijimi i qeverisë së parë, parlamentit të parë, sistemit të parë përfaqësues, legjislacionit të parë shqiptar, lidhjeve dhe marrëveshjeve të para me shtetet e tjera, e bëjnë simbolin e vitit 1912 unik dhe thelbësor për shekullin shqiptar. Në praktikat shtetërore, memoria që lidhet me etërit themelues dhe fillesat e shtetit zënë vend qendror dhe janë burim studimi, referimi, analize dhe reflektimi. Në përvojën shqiptare, kjo praktikë periodikisht nuk është respektuar. Disa prej periudhave dhe regjimeve e kanë injoruar memorien e pavarësisë për shkaqe ideologjike, disa të tjera për shkaqe subjektive që lidhen me raportin e historisë me bilancin praktik të rezultateve të saj. Përgjatë viteve 1913-1920, akti i Pavarësisë nuk mori rëndësinë e merituar, kryesisht për shkak të dështimit të përpjekjeve për jetësimin e shtetit, krizën e thellë që shoqëroi dëbimi me dhunë i Princ Wied-it dhe projektit perëndimor për Shqipërinë, pasojat e Luftës së Parë Botërore dhe pushtimin e territorit nga disa fuqi të huaja. Midis viteve 1920-1924 u bë jetësimi i shtetit, institucioneve, kushtetutës, ligjeve dhe bazës së tij funksionale, përfshirë elementin demokratik të konkurrencës, njohjes ndërkombëtare dhe rotacionit politik. Në këtë periudhë nuk jetonin më disa prej protagonistëve të Nëntorit 1912, disa vijonin të ishin protagonistë, kurse të tjerë u tërhoqën nga jeta politike e publike. Megjithatë, me përjashtime të vogla, kryesisht në raport me emra të veçantë me konotacion negativ, kjo periudhë solli rehabilitimin dhe vlerësimin shtetëror e publik të akteve të Pavarësisë dhe themelimit të institucioneve të para drejtuese e përfaqësuese të shtetit.

Fjalët kyçe:

Mehmet Pashë Derralla, akti i pavarësisë, Shqipëria

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Lef Nosi. Dokumente Historike 1912-1918, Akademia e Shkencave, Tiranë 2007, fq. 60.

  2. Po aty, fq. 73.

  3. Eqerem Vlora. Kujtime 1885-1925, SHLK, Tiranë, 2003. fq.303.

  4. Po aty, fq. 307.

  5. Po aty, fq. 307.

  6. Lef Nosi. “Dokumente historike 1912-1920”, Tiranë, 2008.

  7. Aleks Luarasi. “Çështje të historisë dhe të shtetit të së drejtës”, Tiranë, 1999.

  8. Luan Omari. “Sistemi parlamentar në Shqipëri”, Tiranë, 1998.

  9. Afrim Krasniqi. “Sistemet politike në Shqipëri 1912-2009”, UFO Press, Tiranë, 2011.

  10. Josepf Swire. Shqipëria: ngritja e një mbretërie. Dituria, Tiranë 2005, fq.111

  11. Lef Nosi. “Dokumente historike 1912-1920”, Tiranë, 2008.

  12. Eqerem Vlora. “Kujtime 1885-1925”. SHLK, Tiranë, 2000, fq.304.

  13. Aurela Anastasi. “Institucionet politike dhe e drejta kushtetuese në Shqipëri, 1912-1939”, Tiranë, 1998.

  14. Po aty

  15. Afrim Krasniqi. “Sistemet politike në Shqipëri 1912-2009”, UFO Press, Tiranë, 2011.

  16. Eqerem Vlora. “Kujtime 1885-1925”, SHLK, Tiranë, 2003. fq.303.

  17. Po aty, fq.308.

  18. Afrim Krasniqi. “Sistemet politike në Shqipëri 1912-2009”, UFO Press, Tiranë, 2011.

  19. Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, Tiranë, 1969. D.212, fq.146-149.

  20. Aurela Anastasi. “Institucionet politike dhe e drejta kushtetuese në Shqipëri, 1912-1939”, Tiranë, 1998.

  21. Sejfi Vllamasi. “Ballafaqime politike në Shqipëri, 1897-1942”, Tiranë, 2000.

  22. Arben Puto. “Shqipëria politike 1912-1939”, Toena, Tiranë 2009, fq. 41.

  23. Po aty.

  24. Gazeta “Përlindj’ e Shqipnisë”, arkivi i gazetës, dhjetor 1913. 65

  25. Syrja Vlora. Kujtime. Nga fundi i sundimit osman në luftën e Vlorës, QSA, Tiranë, 2013, fq. 99.

  26. Po aty, fq. 98

  27. Lef Nosi. Dokumente Historike 1912-1918, Akademia e Shkencave, Tiranë 2007.Fq.250.

Downloads

Botuar

2023-02-03

Si të citoni

Krasniqi, Afrim. 2023. “Pavarësia, Shtetformimi Dhe Probleme Të Memories Historike: Rasti Mehmet Deralla”. Diskutime 7 (23):51-67. https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.530.