Ushtaraku madhor i vlerësuar pas një shekulli
DOI:
https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.531Abstrakti
Një shekull pavarësi janë pak për një komb, por është sinjifikativ për kombin shqiptar. Fatin e një kombi të tërë e shkruajnë emrat, burrat e kombit, vizionarët. Emra të ndritur të historisë shqiptare shkruan epope përgjatë shekujve me emrin e tyre dhe e lidhën fatin e kombit në periudha të rëndësishme historike të vendit. Kështu “Fati i një njeriu shkruhet tek emri“, thoshin dikur romakët; ndërsa fati i kombit lidhet me bashkimin intelektual të korifenjve që çajnë intelektualisht rrugën e historisë së një kombi.
Shekulli që lamë pas ka qenë një shekull ngjarjesh dhe përmbysjesh, që nuk mund të kuptohen pa historinë e shekujve, pa zbritur në qindra e mijëra vjet të shkuara deri në tabanin pellazgjik e ilirik, por edhe pa hedhur vizionin në të ardhmen. Historia jonë ushtarake është pjesë e tërësisë së historisë sonë kombëtare. Historia ecën në relievet dokumentare të shkencës historike dhe përmes memories së shkruar e të dokumentuar. Analiza e fakteve historike dhe çpluhurosja dokumentare e historisë meriton vëmendje në lidhje me lidershipin ushtarak shqiptar, që me thirrjen e zërit mëmëdhetar erdhën në Vlorë për flamurin dhe shtetin e parë shqiptar.
Nuk është e rastësishme që nga vatrat e kryengritjeve më të mëdha shqiptare, nga vatrat e intelektualizimit të kohës të grumbulloheshin në një kohë të shpejtë rreth figurës qendrore të pavarësisë rreth Ismail Qemalit, Isa Buletinit, Hasan Prishtinës edhe figura të tilla që bënë emër si themelues të lidershipit, të politikave të sigurisë dhe krijimit të formacioneve të para ushtarake shqiptare që vullnetarisht u vunë në drejtim të Ministrisë së Luftës, si dhe Shtatmadhorisë së parë shqiptare si Mehmet Pashë Deralla (Tetovari) dhe Ali Shefqet Shkupi. Që të dy drejtuesit e parë erdhën nga Tetova dhe Shkupi, aty ku historia është shkruar me pushkë e me penë. Fillimshekulli XX ishte drita dhe aspirate e një plejade të tërë dhe kurorëzim i ëndrrës së rilindësve.
Barometri i pulsimit të kombit ishte njësh me Stambollin dhe kryeqendrat e tjera të intelektualizmit, aty ku iluminizmi shqiptar që prej qindra kilometrash ndizte zemrat dhe shpresat që pushtuesit ishin munduar të shuanin zjarrin e mëmëdhetarisë për shekuj me radhë. Lidershipi ushtarak ishte një prej kolonave vertebrale të qeverisë së Vlorës me shtrirje gjithëkombëtare, me vizion të qartë për rrugën që do të përshkruante. Akademikët ushtarakë erdhën në Vlorë nga fushëbetejat, nga akademitë më prestigjioze të kohës, me synimin e vetëm që mençurinë e dijenitë ushtarake t’i përdornin në të mirë të shqiptarëve. Për këtë arsye, lidershipi ushtarak shqiptar nderohet e respektohet për veprën e tyre për aspiratat e shtetit të ardhshëm shqiptar. Përmes kësaj konference nga Tetova gjykojmë se ka ardhur koha e ringritjes së godinës autentike në qendër të Vlorës, ku u ngrit për herë të parë flamuri për ta rindërtuar “Shtëpinë e Pavarësisë”, selinë e parë të qeverisë së Vlorës, “godinën-themel” të orientimit evropian të atdheut e kombit shqiptar. Në godinën-themel të pavarësisë filloi aktivitetin e vet jo vetëm qeveria, por edhe Ministria e Luftës e shtetit të ri shqiptar.
Fjalët kyçe:
Selected:Lidership ushtarak, akademik, fushëbetejë, shtatmadhori, godinë-themel, formacione ushtarake, pavarësi.Shkarkimet
References
Konti Leopold Berthold ka qenë diplomat i shquar dhe ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë në periudhën që po diskutohet çështja e pavarësisë shqiptare.
Krahas kësaj ne kemi shkëputur disa nga konsideracionet e studiuesve, hulumtuesve e historianëve në Tiranë, në Prishtinë si dhe në Tetovë për Mehmet Pashë Derallën: Ideali i Tij më suprem ishte Atdheu-Kombi, një hapësirë etnike”.
Konferencë ndërkombëtare: “100 vjetori i Pavarësisë” AFA, 2012. Zaho Golemi, “Organizimi i shtetit shqiptar të pavarur, konceptimi dhe realizimi i mbrojtjes në vitet 1912-1920. Qeveria e parë përbëhej nga Ismail Qemali kryeministër dhe ministër i jashtëm; Dom Nikollë Kaçorri zv/kryeministër; Myfit Bej Libohova ministër i brendshëm; Mehmet Pashë Deralla ministër i Luftës; Petro Poga ministër i Drejtësisë; Pandeli Cale Ministër i Bujqësisë; Abdi Bej Toptani ministër i Financave; Luigj Gurakuqi ministër i arsimit; Mit’hat Frashëri Ministër i Punëve Botore, Lef Nosi Ministër i Postë telegrafit”, faqe 127.
Busti për nder të Mehmet Pashë Derallës është inauguruar me rastin e Ditës së flamurit më 28 nëntor 2011, pranë sheshit që mban emrin e tij, si dhe shkollës që mban gjithashtu emrin “Mehmet Deralla”.
Është përgatitur nga rapsodi Tomor Lelo dhe kënduar nga grupi polifonik lab “Çipini”.
Në vijim vargëzimi mbi figurën e Mehmet Pashë Derallës vazhdonte: “..Të këndon sot Labëria,/Siç këndonte për Gjon Lekën,/Të këndonte historia,/Kur për nënën japin jetën./Po ku i rri valles së rëndë,/O Mehmet Pashë Tetovari,/Nëna prapë të do në këmbë,/Tundu dhe, çohu nga varri.” Dhe kjo nuk është e vetme në Labëri.
Urdhëri për veprimtari patriotike të Klasës së Parë është dhënë nga Presidenti shqiptar me dekret nr. 376 datë 30.11.1992.