Mehmet Deralla, sinonim i ndërgjegjes patriotike
DOI:
https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.535Abstrakti
Historia e popullit shqiptar që nga themelimi i shtetit modern shqiptar në vitin 1912, është një histori shumë prekëse për familjet shqiptare. Të gjitha familjet shqiptare vuajtën atëherë, sikur që vuajnë edhe sot. Tregimet e tyre janë të mbushura përplot vështirësi ekonomike, privime nga arsimimi dhe izolim politik. Ata gjithmonë janë mbajtur në varfëri, iu është mohuar mundësia e arsimimit në gjuhën e tyre amtare dhe janë trajtuar si qytetarë të rendit të tretë në territoret ku ata kanë jetuar për shumë shekuj.
Ky shkrim tregon historinë e familjes Deralla nga Tetova. Njëjtë sikur fqinjët e tyre, ashtu edhe familja Deralla, ka paguar një çmim shumë të lartë, për shkak të gjakut që rrjedh në venat e tyre. Po ashtu, njëjtë sikur fqinjët e tyre, kjo familje luftoi kundër fuqive autoritare, të cilat u përpoqën ta eliminojnë atë. Përgjatë gjithë kësaj historie ka një gjë që vazhdimisht është e qëndrueshme: tema përsëritëse e shtypjes. Që nga koha e Mbretërisë së Jugosllavisë e deri në kohën e komunizmit të Titos, edhe më pas, deri në një sistem jofunksional që sot quhet FYROM, të gjithë këto miratuan si politikë shtetërore shtypjen e qytetarëve të tyre shqiptarë.
Fjalët kyçe:
familja Deralla, akademi ushtarake, oficer, arratisja në Amerikë.Shkarkimet
References
Cox, Michael, and Doug Stokes. U.S. Foreign Policy. Oxford: Oxford University Press, 2008.
The Fourteen Points. United States History. 2014. http://www.u-s- history.com/pages/h1324.html (accessed June 24, 2014).
U.S Department of State: Office of the Historian . The End of the Cold War, 1981-1992. 2014. https://history.state.gov/departmenthistory/short- history/endofcoldëar (accessed June 22, 2014).
U.S. Department of State: Office of the Historian . The League of Nations, 1920. 2014. https://history.state.gov/milestones/1914- 1920/league (accessed June 25, 2014).
Personal Interviews with Berat Deralla. Tetova: October - November, 2014.