Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar

Autorët

  • Abdulla Mehmeti

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.539

Abstrakti

Shekulli XIX karakterizohet me ndërgjegjësimin e kombeve të Gadishullit Ilirik për krijimin e shteteve të tyre kombëtare, të cilët, kush më herët e kush më vonë, ia arritën këtij qëllimi, kryesisht përmes kryengritjeve të armatosura dhe luftërave për çlirim kombëtar nga zgjedha e Perandorisë Osmane. Kombi shqiptar, i cili ishte ngritur ndër të parët në luftë kundër robërisë pesëshekullore, edhe pse organizoi kryengritjen e Dervish Carës, që në gjysmën e parë të shekullit XIX, e cila i parapriu periudhës së lavdishme të Rilindjes Kombëtare, përmes një vale të madhe të kryengritjeve të njëpasnjëshme, nga Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës dhe sidomos Kryengritjet e përgjithshme të viteve 1910 dhe 1911, mezi arriti ta sigurojë mëvetësinë dhe ta shpall Pavarësinë e Shtetit Shqiptar, më 1912. Mehmet Pashë Deralla ishte njëri nga prijësit e kryengritjeve të fundit për çlirim dhe bashkim kombëtar, në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ishte personaliteti më i shquar i cili e trashëgoi flakadanin e luftës për liri kombëtare nga vendësi i tij Dervish Cara, i cili e tronditi diplomacinë e atëhershme evropiane, me kryengritjen e tij nga më të mëdhatë në historinë e popullit shqiptar, pas Gjergj Kastriot Skënderbeut. Gjenerali nga Tetova, Mehmet Pashë Derallla, u zgjodh Ministër i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, dhe njihet si themelues i Ushtrisë Shqiptare, si formacion i rregullt ushtarak në mbrojtje jo vetëm të pavarësisë së Shtetit Shqiptar, por edhe të tërësisë territoriale ku jetonin shqiptarët si popull autokton dhe me shumicë në hapësirat gjeografike kompakte në Gadishullin Ilirik. Rrethanat e mëvonshme, Luftërat Ballkanike, dy Luftërat Botërore, si dhe periudha e regjimit komunist në Shqipëri, Kosovë dhe viset e tjera shqiptare të mbetura nën okupimin e mëtejmë të shteteve fqinje, dëshmuan se lufta e popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar do të vazhdojë edhe më tej, deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, çlirimin e plotë të të gjitha territoreve shqiptare të ndara padrejtësisht nga trungu i shtetit të tyre kombëtar.

Fjalët kyçe:

Mehmet Pashë Deralla, gjeneral, kryengritje, çlirim, bashkim, Perandoria Osmane, Kryengritja e Drvish Carës, Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës, Tetova, Shkupi, Stambolli, Vlora, Pavarësia, Shteti Shqiptar, Ushtria Shqiptare.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Aleksandar Matkovski, Kryengritja e Dervish Carës, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1985.

  2. Zeqirja Idrizi, Mehmet Pashë Derralla - Ministri i Parë i Ushtrisë Kombëtare, Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike, 28–29, 1998-1999. f. 167- 182, Prishtinë.

  3. Vebi Xhemaili, Dervish Cara -Tetova kërkoi autonominë e Shqipërisë para 170 vjetësh, Bota Sot, 05.10.2014.

  4. Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Maqedonisë së sotme nga Kryengritja e Derrvish Carës 1843 deri te kryengritja e Dibrës 1813, Tetovë 2014, f. 43-51.

  5. Hamer, J, Osmansko Carstvo, Vëll. III, Zagreb,1980.

Downloads

Botuar

2023-02-03

Si të citoni

Mehmeti, Abdulla. 2023. “Mehmet Pashë Deralla Dhe Misioni I papërfunduar I luftës për çlirim Dhe Bashkim kombëtar”. Diskutime 7 (23):210-17. https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.539.