Plejada e oficerëve shqiptarë të shkollës ushtarake Turke, gjeneralbrigade Mehmet Pashë Deralla (Detova)
DOI:
https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.552Abstrakti
Deri në shpalljen e Pavarësisë dhe krijimit të shtetit të parë të pavarur shqiptar madje deri në prag të viteve Njëzet të shekullit të kaluar, Shqipëria nuk kishte asnjë mundësi që të përgatiste ushtarakë brenda vendit dhe arsyet për këtë ishin të shumta. Së pari sepse ajo nuk kishte ushtri dhe, për rrjedhojë, as shkollë ushtarake kombëtare, në të cilën të mund të arsimonte dhe të formonte ushtarakë, të cilët do të shërbenin për qëllime mbrojtëse të vendit dhe të popullit shqiptar. Po për këto motive, për pasojë dhe për fat të keq, nuk mund të realizohej në Shqipëri, në ato vite, por edhe gjatë viteve Dyzet të këtij shekulli, as edhe kualifikimi i ushtarakëve nëpër akademi apo shkolla të larta pasakademike. Arsyet ishin po ato të mësipërmet, thjeshtë nuk kishte institucione arsimore të këtyre përmasave dhe niveleve. Për këto shkaqe, në ato vite, qysh nga fillimet e Fuqive të Armatosura Shqiptare, të ideuara dhe të krijuara me nismën dhe mbështetjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, e formuar më 4 Dhjetor të vitit 1912, dramatik dhe historik njëherësh për shqiptarët, masa më e madhe e ushtarakëve shqiptarë vinin pikërisht nga shkolla ushtarake dhe nga radhët e Ushtrisë turke. Nga ajo ushtri dolën dhe u vunë në shërbim të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe të Xhandarmërisë në formim e sipër, afro 70 oficerë dhe 150 nënoficerë. Midis tyre në faqet e historisë ushtarake shqiptare u shkrua edhe emri i gjeneralbrigade Mehmet Pashë Deralla (Tetova) (1843-1919).
Fjalët kyçe:
ushtri, shkollë ushtarake kombëtare, institucione arsimore, personalitete, xhandarmëri etj. Deri në vitin 1912, kur u shpall PavarësiaShkarkimet
References
Prof. Dr. Proletar HASANI, Kryetar i Këshillit të Profesorëve, Pedagog Fakulteti i Sigurisë Dr. Edit BREGU, Zv. Rektore për Marrdh.me Publikun, Pedagoge Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti Vitrina
Proletar Hasani, Edit Kane (Bregu), “Me fytyrë nga Perëndimi”, Tiranë, Shtëpia botuese Wegen. 2013.f.14
Historia e Ushtrisë Shqiptare, Pjesa e parë, 1912-1944, Tiranë, SHBU. 2000, f. 40.
Prof.Dr. Proletar Hasani, Kush e ka drejtuar Ushtrinë Shqiptare, Tiranë 2001. Shih dhe Dr. Vangjel
Kasapi, Mehmet pashë Dërralla, Tiranë, 1995.
Ish -Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e F.S. Nolit,Qershor-Dhjetor 1924.
Kush e ka drejtuar Ushtrinë Shqiptare, libër i cituar; (shih dhe Dr. Vangjel Kasapi, Mehmet Pashë Dërralla, Tiranë, 1995)
Dr. Piero Crociani, “Shqiptarët në Forcat e Armatosura Italiane, 1939-1943”,Përkthim nga italishtja. Tiranë 2005, f. 31.
Po aty.
Sipas librit “Shqipënija deri më 1937”, faqe 146, pikërisht gjatë këtij viti Shqipëria kishte 9500 forca ushtarake, prej të cilave 600 oficerë, 1400 nënoficerë dhe 7500 ushtarë.
Me fytyrë nga Perëndimi”, vepër e cituar, f.16
Me fytyrë nga Perëndimi”, vepër e cituar, f.17
Me fytyrë nga Perëndimi”, vepër e cituar, f.19