Me Ismail Qemalin ishte Mehmet Pashë Deralla

Autorët

  • Ismail Arsllani

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.553

Abstrakti

Familja e njohur patriotike Deralla, për disa shekuj i takon Tetovës, ndërsa me origjinë rrjedh nga fshati Gradec, një vendbanim ndërmjet Tetovës dhe Gostivarit. Nuk dihet me saktësi koha se kur ka ardhur kjo familje në Tetovë, por konsiderohet se ka ardhur para Hasan Pashë Derallës, për të cilin ka dëshmi se ka dhënë kontribut të madh me veprimtarinë patriotike të tij në Tetovë. Hasan Pashë Deralla ka punuar për organizimin dhe mbajtjen e Konferencës së Lidhjes së Prizrenit, në vitin 1878, duke qenë përfaqësues politik i saj, që dëshmohet edhe me disa akte të shkruara. Ai ka qenë një ndër përfaqësuesit e “Memorandumit”, që ishte dedikuar faktorit të jashtëm për pavarësinë kombëtare shqiptare. Më 1901, i biri i hasan Pashë Derallës, Mehmet Pashë Deralla, ka qenë në Bagdad si komandant xhandarmerie, ku është martuar me vajzën e një personaliteti ushtarak turk, prej së cilës do ta ketë lindur Gajur Derallën, i cili kishte edhe shenjën e Bagdadit. Pas ardhjes së xhonturqve, familja Deralla më 1909 kthehet në Tetovë. Me ardhjen e Derallës në vendlindje, fillojnë përpjekjet për kryengritje dhe pavarësi kombëtare, që arrijnë deri në fazën që quhet pavarësi gjysmake, e cila ishte firmosur në Londër, ku nuk i kishin lënë të marrin pjesë Isa Boletini dhe Mehmet Pashë Deralla, si personalitete ushtarake. Mehmet Pashë Deralla, do të njihet më vonë si ministër i luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit.

Fjalët kyçe:

Fjalët kyçe: Gradeci, Hasan Deralla, Mehmet Deralla, Bagdadi, komandant xhandarmerie, ministër i luftës.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

Nga libri publicistik “Distinktivi tetovar” v. 2008, autor Ismail Arsllani

Gazetar shumëvjeçar i të përditshmes “Rilindja” të Prishtinës dhe publicist nga Tetova

Downloads

Botuar

2023-02-03

Si të citoni

Arsllani, Ismail. 2023. “Me Ismail Qemalin Ishte Mehmet Pashë Deralla”. Diskutime 7 (23):341-52. https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.553.