Mbetja e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në kuadrin e Shtetit Serb
DOI:
https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.597Abstrakti
Perceptimi i një konflikti në mes serbëve dhe shqiptarëve, sa i përket viseve shqiptare në Kosovë, duke përfshi këtu edhe Luginën e Preshevës, janë perceptime me motive politike të së kaluarës e tregime kombëtare për qëllime nacionaliste. Keqinterpretimi dhe promovimi i perceptimeve të një konflikti të datuar thellë në histori na paraqitet në shekullin e 19-të nga elitat serbe. Konflikti midis qeverisë serbe dhe popullatës shqiptare ka qenë konflikt për territor dhe dominim politik apo pushtet politik. Shteti serb, që nga viti 1878, ka pasur pretendime territoriale mbi territoret e banuara nga shqiptarët gjatë sundimit osman. Kjo politikë pushtuese ka zgjatur deri në fillim të shekullit XX, pas disfatës së Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Ballkanike 1912/13. Për qeveritë serbe, përfshirja e viseve të lartpërmendura nën Serbi kishte për synim për të pasur pozitën si një fuqi regjionale në Ballkan. Duhet pasur edhe faktorë të tjerë që kanë ndikuar në konflikt. Analizuar në pikëpamje historike, një nga faktorët ndikues në konflikt janë edhe Fuqitë e Mëdha të kohës. Bashkësia ndërkombëtare ka ushtruar një politikë e diplomaci tradicionale në Ballkan, duke marrë parasysh vetëm interesat gjeostrategjike të Fuqive të Mëdha. Qëllimi i këtij punimi është të paraqes mënyrën dhe kohën e përfshirjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në kuadrin e shtetit serb. Në këtë punim do të analizohen programet e qeverive serbe për zgjerim territorial. Duke marrë parasysh se Lugina e Preshevës është përfshirë në kuadrin e shtetit serb gjatë dy proceseve historike, atëherë si objekt trajtimi do të jenë këto dy procese historike. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet shkaqeve të mbetjes së këtyre viseve në kuadrin e shtetit serb.Në hulumtim është zbatuar metoda e analizës së literaturës relevante.