Rrethanat politike-shoqërore në Ferizaj 1918-1941

Autorët

  • Skender Lutfiu

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.601

Abstrakti

Ky punim, për nga struktura organizative dhe përmbajtjesore, është konceptuar në dy pjesë, të cilat janë të ndërvarur me njëra-tjetrën, por që kanë edhe specifikat e tyre. Në pjesën e parë kemi trajtuar çështjen e rrethanave politike në Ferizaj dhe rrethinë ndërmjet dy Luftërave Botërore. Gjithsesi, në këtë pjesë është trajtuar Reforma Agrare dhe kolonizimi, të cilat janë nga ngjarjet më të tmerrshme që kanë përjetuar shqiptarët në Mbretërinë SKS, gjatë kësaj periudhe dhe jo vetëm. Ndërsa, në pjesën e dytë janë trajtuar çështjet rreth zhvillimeve me karakter ekonomik, kulturor dhe arsimor, që për nga volumi dhe rëndësia që iu është kushtuar në këtë punim nuk mbesin mbrapa çështjeve të trajtuara në pjesën e parë. Sa i përket anës përmbajtjesore, mund të themi se historia e Ferizajt dhe rrethinës së tij ndërmjet dy Luftërave Botërore, është e pandashme me historinë e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare që mbetën jashtë Shtetit Shqiptar më 1913, e të cilat pa dëshirën e shqiptarëve u bënë më 1918 pjesë e mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (SKS). Ndërsa, sa i përket qasjes ndaj kësaj problematike dhe metodologjisë së punës, janë ndjekur kryesisht metodat analitike krahasimtare dhe kuantitative. Nga kjo sa u tha më lartë del se edhe në këtë trevë të Shqipërisë etnike, rrethanat politike ishin të disfavorshme për shqiptarët, ngase kjo mbretëri kishte një qëllim: shpërnguljen e shqiptarëve nga territoret e tyre etnike dhe zëvendësimin me kolonët sllavë. Kjo bëhej për të ndërruar strukturën etnike në Kosovë dhe viset e tjera. Andaj, mbretëria SKS me të gjitha mekanizmat shtetërorë dhe institucionalë zhvilloi procesin e Reformës Agrare, nëpërmjet të cilit shpronësonte shqiptarët dhe tokat e tyre iu jepeshin kolonëve të ardhur nga viset e tjera të mbretërisë. Si pasojë e këtij diskursi politik që ndiqte borgjezia serbe karshi shqiptarëve rrjedhin edhe zhvillimet e tjera me karakter ekonomik, kulturor e arsimor, zhvillime të cilat mbetën disa herë mbrapa me vendet e tjera të SKS-së dhe më gjerë. Fjalë kyçe: Rrethanat politike në Ferizaj, reformat agrare, mbretëria serbo-kroate-sllovene.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-02-07

Si të citoni

Lutfiu, Skender. 2023. “Rrethanat Politike-shoqërore Në Ferizaj 1918-1941”. Diskutime 7 (23):518-50. https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.601.