Panoptika – forma ideale e mekanizmit të pushtetit totalitar

Autorët

  • Dr. Etleva Demollari Muzeu Kombëtar I Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”

Abstrakti

Panoptika është një lloj arkitekture burgu e konceptuar nga filozofi utilitarist Jeremy Bentham dhe nga i vëllai, Samuel Bentham, në fund të shekullit XVIII. Qëllimi i strukturës panoptike ishte që t’i lejonte një gardiani, të vendosur në një kullë qendrore, të vëzhgonte të gjithë të burgosurit e mbyllur në qeli individuale përreth kullës, pa u vënë re prej tyre. Artikulli përpiqet të tregojë se si pushtetet totalitare dhe ai komunist në Shqipëri e përdorën këtë mekanizëm për të ushtruar kontroll dhe për të shtypur njerëzit por në të njëjtën kohë tërheq vëmendjen për më shumë vigjilencë, në kushtet kur kontrolli përmes rrjeteve sociale është bërë mjaft i pranishëm sepse teknologjia ka lejuar vendosjen e strukturave panoptike në mënyrë të padukshme në të gjithë shoqërinë moderne.

Fjalët kyçe:

Panoptika, arkitekturë burgu, pushtetet totalitare, strukturave panoptike, shoqëria moderne

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Author Biography

Dr. Etleva Demollari, Muzeu Kombëtar I Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”

Etleva Demollari është Drejtoreshë e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” nga viti 2017. Ajo ka punuar që nga viti 2008 si specialiste në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë dhe nga viti 2015-2017, si përgjegjëse e Departamentit të Programeve Edukative. Etleva është diplomuar si “Përkthyese dhe Interprete e Gjuhës Frënge” në Universitetin e Tiranës dhe ka mbrojtur gradën “doktor” në Shkollën e Doktoraturës për Trashëgimi Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës më 2021 me temën: “Muzeu Kombëtar dhe politika”. Etleva ka marrë pjesë në shumë konferenca, punëtori dhe vizita studimore të organizuara nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), nga Rrjeti i Muzeumeve të Ballkanit (BMN), Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve, (ICOM) dhe Rrjeti i Organizatave të Muzeumeve të Evropës (NEMO).

Downloads

Botuar

2024-02-04

Si të citoni

Demollari, E. (2024). Panoptika – forma ideale e mekanizmit të pushtetit totalitar. Dritëhije, 3(3), 9–21. Retrieved from https://albanica.al/dritehije/article/view/3842

Numri

Seksioni

Artikuj

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor