Muzeologjia shqiptare midis muzeut socialist dhe muzealizimit të trashëgimisë komuniste pas ’90
Abstrakti
Në shumë shtete-kombe kufiri midis lirisë dhe nënshtrimit është shumë i hollë; kalimi nga një sistem monarkik në një regjim autokratik, deri në një diktaturë të vërtetë, mund të ndodhë përmes modifikimeve aq të pandjeshme, sa të mos e bëjnë atë të perceptueshme as nga subjektet, as nga pushteti në detyrë që ndodhet i rrëzuar papritur nga një fuqi tjetër, nëse jo nga modifikimi i vetvetes! Fuqia e kulturës dhe institucioneve në shërbim të politikës e ka shoqëruar historinë njerëzore ndër shekuj [...]. Falë fuqisë së tyre ndjellëse, autoriteti që buron nga funksioni i përhapjes së kulturës dhe aftësisë për të manipuluar historinë duke propozuar objekte, fizika e të cilave në ndjenjën e përbashkët konsiderohet një garanci e së vërtetës, muzetë kanë luajtur një rol qendror në instalimin e regjimit komunist në Shqipëri. Vëmendja e diktaturave ndaj trashëgimisë rrjedh nga vetëdija se përmes manipulimit të kuptimeve simbolike të objekteve, monumenteve dhe dokumenteve është e mundur të ndërtohen modele të shoqërive funksionale për 23 pushtet, të shpiken kujtime, të modifikohen identitete kolektive, të ndërtohen histori të reja që përkthejnë skllavërinë në kolektivizmin kooperativist socialist. Për diktaturat, kontrolli i muzeve, me kapacitetin e tyre komunikues, është thelbësor për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e pushtetit, ashtu si kontrolli i mediave, radios, kinemasë, televizionit (thjesht mendoni se sa janë të bezdisshëm për një diktaturë mjete të pakontrollueshme të komunikimit, siç është rrjeti global i internetit), meqenëse kontrolli i mediave nënkupton mundësinë e aktivizimit të përsëritjes së informacionit, e cila është thelbësore për manipulimin e shoqërive përmes krijimit të asaj që Montaigne e quajti guxim17. Ashtu si Jugosllavia, e cila nuk ishte në linjë me politikën e Moskës që nga viti 1961, gjithashtu edhe Shqipëria nën udhëheqjen e Enver Hoxhës ndoqi një politikë të distancës së barabartë nga Moska dhe Pekini. Si një komb i pavarur, Shqipëria evidentoi historinë e vet në fund të shekullit të XIX-të nga lëvizja e pavarësisë politiko-kulturore njohur si Rilindja Kombëtare, e cila ndërtoi gjenezën e vet etnike me një çelës anti-osman. Politika e Hoxhës e ndau Shqipërinë brenda një kufiri etnik, mohoi çdo pakicë dhe kërkoi pastërti etnike tek ilirët e lashtë, duke përzier këtë trashëgimi antike në narrativën 17 Binni, L. Pinna, G. (1980). Museo. Storia e funzioni di una macchina culturale dal Cinquecento a oggi, Garzanti Editore, Milano, f. 81. 24 kombëtare me parimet më të rrepta të Marksizmit-Leninizmit. Regjimi u kërkoi artistëve dhe arkitektëve të krijonin vepra që ishin në gjendje të komunikonin rregullat e Marksizmit-Leninizmit si: ferma, fabrika, rrugë, shkolla dhe shtëpi të cilat u shndërruan në një kompleks të madh monumental. Për të vënë në skenë lavdinë e heronjve revolucionarë, sukseset e ekonomisë së planifikuar dhe utopinë e së ardhmes “rrezatuese”, u përdorën një larmi e madhe teknikash dhe mjetesh: statuja, lapidar dhe mozaikë, por edhe gërmime arkeologjike, riprodhime të kështjellave mesjetare etj. Në këtë kontekst muzetë luajtën një rol vendimtar në këtë monumentalizim të historisë dhe popullit shqiptar. Muzeu Historik Kombëtar përurohet shumë vonë, në vitin 1981, me një mozaik të madh 440 m2 në pjesën e ballinës së tij, i cili u realizua nga pesë artistë, Josif Droboniku, Aleksandër Filipi, Anastas Kostandini, Agim Nebiu dhe Vilson Kilica. Ndërsa në vitin 1982 u ndërtua Muzeu i Krujës ose Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një vepër monumentale që përshkruan apoteozën historike të popullit shqiptar, sipas konceptimit socialist të pushtetit totalitar: në qendër të mozaikut, me titull “Shqiptarët” portretizohet një figurë femërore e veshur me xhubletë, e cila personifikon atdheun, në krahun e saj të djathtë portretizohen disa luftëtarë ilirë, figura të lëvizjes së pavarësisë, partizanë dhe punëtorë. Njëmbëdhjetë nga trembëdhjetë figurat janë të armatosur, duke ilustruar luftën e vazhdueshme të popullit shqiptar për sovranitetin 25 e tij dhe të trojeve shqiptare. Një vepër, e cila duket si një zgjatim i veprës “Quarto stato” të artistit italian Giuseppe Pellizza da Volpedo. Një institucion tjetër muzeor që regjimi komunist mori në mënyrë simbolike është Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, i cili u rihap në vitin 1962 për të përkujtuar përvjetorin e pesëdhjetë të pavarësisë së Shqipërisë. Për kombin shqiptar ky muze ka një kuptim të thellë simbolik: ai u krijua në Vlorë në vitin 1936 nga mbreti Zog I në ndërtesën që kishte qenë selia e qeverisë së parë shqiptare, duke mbledhur dokumente dhe fotografi në lidhje me të ashtuquajturën Rilindje Shqiptare. Pas vitit 2010 u përuruan tre muze të rinj që lidhen drejtpërdrejt me regjimin totalitar të kohës, përkatësisht Bunk’Art 1 në vitin 2014 dhe Bunk’Art 2 në vitin 2015 të cilët u shndërruan në hapësira të reja muzeore, ku brenditë e tyre kompozohen nga dhomat e shumta që shërbenin gjatë regjimit komunist për mbrojtjen e qeverisë në rast të një sulmi atomik. Një tjetër muze ndër më të bukurit dhe më të mirë organizuar në aspektin e muzealizimit të trashëgimisë komuniste në Shqipëri është Muzeu Kombëtar i Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit “Shtëpia me gjethe”, që u përurua në vitin 2017, në hyrje të cilit sot lexojmë: “Ky muze u kushtohet njerëzve të pafajshëm që u spiunuan, arrestuan, persekutuan, dënuan dhe ekzekutuan gjatë regjimit komunist”. Pjesë e shndërrimit të historisë në hapësira muzeore dhe ruajtjen e kujtesës së bërbashkët ndaj regjimit komunist janë edhe dy kampet e 26 përqëndrimit, ai i Spaçit dhe ai i Tepelenës të cilët jo vetëm zgjerojnë gjeografinë e trashëgimisë komuniste, por kthehen njëkohësisht edhe vende edukimi përmes këtyre godinave që mbartin brenda mureve të tyre dëshmi rrënqethëse të atij sistemi […] Komunizmi me pasojat e tij të terrorit mbahet mend në Shqipërinë demokratike pas ’90 me instalime të ndryshme muzeale, por ajo që unë kërkoj nëpërmjet këtij hulumtimi shkencor është evidentimi i konceptit të muzeut socialist si shpërndarës i një propaganda monopoliste diktatoriale para viteve ’90 dhe muzealizimi i trashëgimisë komuniste shqiptare brenda vetë hapësirave të atyre godinave që dikur shërbenin për sistemin e asokohe, por që sot janë aty si dëshmi të një kohe sa drithëruese për brezat e vjetër aq dhe të panjohur e të pa perceptueshme për brezat e rinj.Fjalët kyçe:
Muzeu, trashëgimi komuniste, muzeologji shqiptare, histori, regjim totalitarShkarkimet
References
-
Binni, L. Pinna, G. (1980). Museo. Storia e funzioni di una macchina culturale dal Cinquecento a oggi, Garzanti Editore, Milano, f. 81."
-
Goode, J. F. (2007). Negotiating for the Past, Archaeology, Nationalism, and Diplo-macy in the Middle East, 1919-1941, University of Texas Press.
-
Gordon, B. M. (1999). Writing National Histories. Ëestern Europe Since 1800, Routledge Publishing, London.
-
Gilkes, O. (2006). The Trojans in Epirus. Archaeology, Myth, and Identity in Inter-War Albania. Archaeology under dictator-ship, Springer Edition, Neë York.
-
Charléty, V. (2001). Reflets idéologiques, figures muséales et changements socio-politiques. In Tobelem
-
J.M. (ed), Politique et Musées. L’Harmattan, Paris. Gosselin, A. (1993). La politique des musées russes 1917-1991, Sélection-Larousse Édition, Paris.
References
Binni, L. Pinna, G. (1980). Museo. Storia e funzioni di una macchina culturale dal Cinquecento a oggi, Garzanti Editore, Milano, f. 81."
Goode, J. F. (2007). Negotiating for the Past, Archaeology, Nationalism, and Diplo-macy in the Middle East, 1919-1941, University of Texas Press.
Gordon, B. M. (1999). Writing National Histories. Ëestern Europe Since 1800, Routledge Publishing, London.
Gilkes, O. (2006). The Trojans in Epirus. Archaeology, Myth, and Identity in Inter-War Albania. Archaeology under dictator-ship, Springer Edition, Neë York.
Charléty, V. (2001). Reflets idéologiques, figures muséales et changements socio-politiques. In Tobelem
J.M. (ed), Politique et Musées. L’Harmattan, Paris. Gosselin, A. (1993). La politique des musées russes 1917-1991, Sélection-Larousse Édition, Paris.