“Hylli i Dritës” revista e françeskanëve të dënuar nga regjimi komunist

Autorët

  • Alma Mile

Abstrakti

"Censura ishte një fenomen i zakonshëm gjatë shek. XX. E hasur gjatë regjimit të Mbretit Zog, por që kulmoi gjatë regjimit komunist. Në shenjestër ishin intelektualët dhe mendimi ndryshe. Revista “Hylli i Dritës” ishte një nga ato organe që u censurua si gjatë regjimit të Zogut aq edhe gjatë diktaturës komuniste. Revista “Hylli i Dritës” është një nga revistat më jetëgjata fetaro-kulturore, u themelua në Shkodër në vitin 1913 prej At Gjergj Fishtës në një kontekst të ndërlikuar politik e shoqëror. Në faqet e saj shkruan emrat më të mëdhenj jo vetëm të urdhrit françeskan, por edhe shkrimtarë, poetë e studiues të njohur të kohës, që nga At Gjergj Fishta, At Anton Harapi, Vinçenc Prennushi, Gjon Shllaku, Dom Lazër Shantoja, Eqrem Çabej, Norbert Jokl etj. Ashtu si e tregon vetë emri, “Hylli i Dritës” u kthye në një fanar orientues jo vetëm për besimtarët katolikë, por për të gjithë shqiptarët, që atdheun e kishin mbi të gjitha. Por pikërisht për këtë arsye, “Hylli i Dritës” ka qenë një shënjestër e politikës, qoftë gjatë periudhës së mbretërimit të Zogut I, kohë gjatë së cilës njohu disa pezullime, qoftë gjatë regjimit komunist, kur pësoi edhe goditjen më të rëndë. Ajo pësoi të njëjtën fat si edhe drejtuesit e saj. Përmes makinacionesh, manipulimesh, urdhrash, gjyqesh të rreme, kleri katolik u përndoq, u akuzua dhe dënua si të ishte një organizatë kriminale. Dhjetra personalitete të klerit katolik dhe të letrave shqipe u dënuam me pushkatim apo vite të gjata burgimi, ku për shkak të torturave humbën jetën shumë syresh. Përmes këtij punimi ofrohet historiku, përndjekja dhe mbijetesa e një prej revistave kulturore më të rëndësishme të gjysmës së parë të shek. XX"

Fjalët kyçe:

Hylli i Dritës, revistë, At Gjergj Fishta, diktaturë, Mbreti Zog I

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Author Biography

Alma Mile

Lindur në Fier, më 17.07.1978. Shkollën fillore dhe atë të mesme e kam kryer në qytetin e Fierit. Studimet e larta pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, dega letërsi, Universiteti i Tiranës (1996-2000). Kam djekur shkollën doktorale për studime letrare, po pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, dhe aktualisht jam në procesin e mbrojtjes së gradës “doktor” me temën “Shtypi letrar në vitet ’30-’40”. Ndërkaq, prej vitit 2000 punoj si gazetare, duke mbuluar fillimisht rubrikat me karakter social dhe më pas kulturor, pranë gazetave Korrieri, Shekulli e prej më shumë se 12 vjetësh në gazetën Panorama. Te kjo e fundit kam mbuluar po 65 ashtu rubrikat “Dossier” apo “Speciale”, me dokumente e intervista që dëshmojnë mbi dhunën që ushtronte ndaj individit dhe shoqërisë regjimi komunist. Kam marrë pjesë si anëtare jurie në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare (letërsi, arte pamore, kinematografi) dhe jam vlerësuar me çmime për punën time si gazetare. Prej më shumë se dy vjet punoj pranë Ministrisë së Kulturës si Këshilltar i Ministrit të Kulturës për Mediat dhe Komunikimin.

Downloads

Botuar

2024-02-04

Si të citoni

Mile, A. (2024). “Hylli i Dritës” revista e françeskanëve të dënuar nga regjimi komunist. Dritëhije, 3(3), 49–65. Retrieved from https://albanica.al/dritehije/article/view/3844

Numri

Seksioni

Artikuj