Dekreti për ndryshimin e emrave dhe të krishterët e fshehtë
Abstrakti
Në vitin 1975 regjimi komunist e kuptoi që me vënien e emrave ishte abuzuar shumë, prandaj nxorri dekretin "Mbi ndërrimin e emrave dhe të mbiemrave të papërshtatshëm". Dalja e këtij dekreti i futi në punë nëpunësit e gjendjeve civile, të cilët u urdhëruan të kontrollojnë nëpër regjistra gjithë emrat dhe mbiemrat e papërshtatshëm. Kështu mjaft emra me përmbajtje fetare u zëvendësuan me emra të përshtatshëm. Qytetarët shpesh reagonin ndaj presionit që u ushtrohej nga nëpunësit e zyrave të Gjendjes Civile, duke pretenduar se emri që dëshironin ti vinin fëmijës nuk kishte lidhje me fenë, por me persona familjarë shumë të dashur për ta, sepse dëshironin të trashëgonin emrin e gjyshit ose të gjyshes te fëmija i porsalindur. Disa prindër u vinin fëmijëve emra të vendeve gjeografike ose emra kafshësh dhe shpendësh, të cilët tipizonin bukuri ose trimëri. Për shkak të marrëdhënieve të mira që kishim me vendet e kampit socialist prindërit filluan tu vinin fëmijëve emra ideologjikë, duke abuzuar tej mase politikisht dhe estetikisht. Duke parë se qytetarët nuk qenë të vendosur për ta ndërprerë këtë traditë, në vitin 1975 regjimi ateist nxorri një ligj të posaçëm, me anën e të cilit ndalonte nëpunësit e zyrave të Gjendjes Civile të regjistronin fëmijët e porsalindur me emra të papërshtatshëm nga ana ideologjike, politike dhe etike. Megjithë përndjekjet e propagandën ateiste, besimi te Zoti mbeti gjallë në shpirtin e popullit. Kisha e nëndheshme funksiononte, në kushtet e një përndjekjeje nga shteti ateist. Madje, kishte prej tyre që pa marrë parasysh rreziqet e panumërta, vazhduan ta mbanin të ndezur flakën e besimit me veprime konkrete.Fjalët kyçe:
Emrat e mbiemrat e papërshtatshëm, emra ideologjikë, të krishterët e fshehtëShkarkimet
References
-
Andromaqi Gjergji, Reflekse të krishterimit në kulturën popullore, Tempulli, Nr. 4, Korçë 2001, faqe 10-12.
-
Andrea Llukani, Onomastika e krishterë, Trifon Xhagjika, Tiranë, 2012.
-
Andrea Llukani, Enciklopedia e krishterë, Trifon Xhagjika, Tiranë 2011.
-
Andrea Llukani, Një nga ata, Trifon Xhagjika, Tiranë 2011.
-
Andrea Llukani, Krishterimi në Shqipëri, Trifon Xhagjika, Tiranë 2014.
-
Berta Dhimitri, Motra jonë e dashur Dhimitra, Ngjallja, tetor 1996, faqe 2.
-
Dhimitër Beduli, Përmes shkrimeve, Ngjallja, Tiranë 2015.
-
Ilia Zaka, Kisha e Shën Spiridhonit dhe veprimtaritë kishtare në Berat, Berat 2009. -Kastriot Dervishi, Fjalori i emrave të papërshtatshëm në Shqipëri, 55, 9 shkurt 2012, faqe 17.
-
Kristofor Beduli, Dhimitër Beduli bir i zgjedhur dhe i përkushtuar i kishës sonë, Ngjallja, Tiranë 2015.
-
Kristofor Beduli, Atë Marko Papajani dhe shënimet e tij, Neraida, Tiranë 2004. Ksenofin Ilia, Kishat e Beratit, Ombra GVG, Tiranë 2006. Lluka Qafoku, Disa fjalë mbi personalitetin e Petro Zhejit, Tempulli Nr.3, Korçë 2001, faqe 108-110.
-
Nasi Hobdari, Liturgjia e parë Hyjnore, në kishën e shndërruar në palestër, Ngjallja, prill 2006, faqe 9.
-
Nasi Hobdari, Lekë Tasi, 5-vjetori i Liturgjisë së parë, Ngjallja, prill 2006, faqe 10.
-
Nasi Hobdari, Llazar Pjeshkazini, Lekë Tasi, Ringjallja e Kishës së Ungjillëzimit në Tiranë, Maluka, Tiranë 2007.
-
Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Ideart, Tiranë 2004.
-
Pirro Kondili, Orthodhoksia: burim qëndrese dhe shprehje lirie në Shqipërinë komuniste, Ngjallja, shtator 2019, faqe 9.
-
Protoprezviter Jani Trebicka, Një jetë e kushtuar Perëndisë, Ngjallja, tetor 1996, faqe 2.
-
Sotir Bambuli, Në vitin 1990 ra këmbana në Shën Marinë e Boboshticës, Ngjallja, tetor 2000, faqe 2.
-
Sotir Bambuli, 17 mars-Liturgjia e parë në Korçë, Ngjallja, prill 1996, faqe 10. Spiro Bulika, Bariu i mirë (Episkop Kozmai), botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2005. -Spiro Bulika, Xha Petroja nga Qeparoi, Ngjallja, korrik 2002, faqe 9-10.
-
Thimi Mitko, Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, Vol. III, Instituti i Folklorit, Tiranë 1962.
-
Vasil Kaskadami, Mësuesi i Qeparoit, Ngjallja, qershor 1999, faqe 11.