Sigurimi i Shtetit - arma për mbrojtjen e “Revolucionit Komunist”
Abstrakti
Lufta partizane u vlerësua si fitore politike dhe sociale e udhëhequr nga Partia Komuniste (PK). Eshtë tashmë e dokumentuar nga librat e Enver Hoxhës, komunikata dhe raporte të PK se cfarë do të ndodhte me këdo që mendonte ndryshe. Udhëzimët ishin të qarta. Seksione të caktuara të PK përfshiheshin dhe forcave partizane në askione asgjesuese të të dyshuarve. Sigurimi ishte arma e vetme në duartë e partisë. Imagjinar apo anti-komunist të vërtetë nuk do toleroheshin. Tolerimi i zërave ndryshe për Sigurimin dhe partinë ishte rikthim në rendin e vjetër feudalo-borgjezë. Prandaj, partia, gëzonte automatikisht të drejtën ligjore dhe morale të përndiqte cdo opinion ndryshe. Thellimi i luftëS së klasave do vazhdonte me cdo cmim. Klasat e përmbysura duhej të asgjesoheshin me cdo kusht. Ekzistenca e tyre përbënte rrezik për vetë PK. Dhe kjo detyrë, ishte “sakrificë” sepse partia do mbronte popullin nga regjimi regjimi i kaluar. Si rrjedhojë, Sigurimi kërkonte besnikërinë e popullit. Shpërblimi i popullit ndaj Sigurimit do ishte; denoncimin tek ata për 124 këdo që nuk ishte i kënaqur me ndryshimet politike, ekonomike, mungesa ushqimesh, rebelime me armë, dhe cdo veprim tjetër i perceptuar si anti-parti. Prandaj Sigurimi perceptohej si organizata e herojve. Cdo ditë ata do luftonin si me eliminimet fizike dhe asgjesimin e mendimit të lirë. Nëse mendimet e lira konsideroheshin ndryshe, duheshin mbytur me forcë. PK qartësoj që në fillim se nuk ishte partia e pranimit të opinionit të popullit. Ky pushtet i plotë i Sigurimit ishte i “shenjtë”. Kjo shenjtëri krijoj rreth vetes një kordon që zotëronte të drejtën e përhershme të pafajsisë dhe pa ndëshkueshmerisë. Pra, autoritetet shtetërore si ai i Sigurimit, asnjëherë nuk do deklaroheshin fajtorë edhe për gjënë më të vogël. Ata i shërbyen partisë duke pasur pushtet absolute mbi popullin.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2024-02-04
Si të citoni
Brooker, N. (2024). Sigurimi i Shtetit - arma për mbrojtjen e “Revolucionit Komunist”. Dritëhije, 3(3), 123–144. Retrieved from https://albanica.al/dritehije/article/view/3849
Numri
Seksioni
Artikuj