Jeta dhe veprimtaria arsimore e shkencore e mësuesit dhe profesorit Skender Rizaj (14 mars 1930 - 28 nëntor 2021)

Autorët

  • Nuridin Ahmeti

DOI:

https://doi.org/10.66898/gja.vi51.6879

Abstract

Pas Luftës së Dytë Botërore, në Kosovën e atëhershme, shqiptarët e shkolluar ishin të paktë. Rrjedhimisht edhe kuadri nga fusha e historisë mungonte. Njëri nga emrat e njohur të historiografisë shqiptare dhe nga të parët doktorë shkence nga shqiptarët e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore ishte edhe mësuesi e Profesori ynë Skender Rizaj. Gjatë jetës së tij u shqua në tri fusha të veprimtarisë, si pedagog, shkencëtar e intelektual. Secilën nga këto fusha kemi bërë përpjekje që ta argumentojmë me materiale dhe dokumente. Gjithashtu, këtë punim e kemi pasuruar edhe me bibliografinë, për aq sa kemi mundur t’i tubojmë, nga opusi shkrimor i Profesor Skender Rizajt. Veprimtaria e tij shkrimore, edhe sot e kësaj dite, ka mbetur pikë reference për studiuesit tanë dhe të huaj. Periudha osmane te shqiptarët ishte fokusi kryesor i interesimeve të tija shkencore. Shpresoj se ky punim do të jetë një shtytje për të gjithë ata që dëshirojnë të merren me hollësisht me jetën dhe veprën e Profesor Skënder Rizajt.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2021-12-31

How to Cite

Nuridin Ahmeti. (2021). Jeta dhe veprimtaria arsimore e shkencore e mësuesit dhe profesorit Skender Rizaj (14 mars 1930 - 28 nëntor 2021). Gjurmime Albanologjike, (51), 9–40. https://doi.org/10.66898/gja.vi51.6879