Emrat e shqiptarëve gjatë shekujve XIII-XVI
Abstract
Ky punim trajton emrat e përdorur përbrenda bashkësisë etnike shqiptare në periudhën mes shekujve XIII-XVI, të cilët shfaqen në shkrimet e vjetra dhe sidomos në regjistrat e popullsisë dhe të pronës. Përbrenda vëllimit pasqyrohet fillimisht lloji dhe shtrirja e emrave autentikë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk kishin karakter lokal, por ndeshen pothuajse në të gjithë territorin e populluar nga shqiptarët. Diskutimi mbi emrat e krishterë është po ashtu pjesë e punimit. Emrat e kësaj natyre janë ndarë në dy grupime: të formës së njëjtë me popujt e tjerë ballkanikë dhe të llojit që janë trajtuar nga shqipja, që nuk shfaqen si të tillë në kulturën e popujve të tjerë përreth. Dy kapitujt e fundit kanë të bëjnë me emrat e natyrës osmano-islame, përdorimi i të cilëve fillon me stabilizimin e autori- teteve osmane pas pushtimit dhe me emrat femërorë që janë gjetur përgjatë hulumtimit.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2023-12-31
How to Cite
Genc Prelvukaj. (2023). Emrat e shqiptarëve gjatë shekujve XIII-XVI. Gjurmime Albanologjike, (51), 61–80. Retrieved from https://albanica.al/gjurmealbanlogjike/article/view/6881
Numër
Section
Sudime
